Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja

24/12/2025 - 16:45
në Lajme
A A
Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës, ku ka theksuar rolin e tyre në edukimin e brezave të rinj dhe rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të vendit.

Abdixhiku ka deklaruar se mësimdhënësit, pavarësisht sfidave, lodhjes dhe mungesës së vlerësimit institucional ndër vite, kanë vazhduar të kryejnë misionin e tyre, duke e cilësuar shkollën si hapësirën ku formohen dija, karakteri dhe e ardhmja e Kosovës.

Në këtë kuadër, ai ka prezantuar zotimet e LDK-së për sektorin e arsimit, duke përfshirë rritjen e pagës në 1000 euro për secilin mësimdhënës, ndërtimin e 80 çerdheve të reja, si dhe zbatimin e mësimit tërëditor me shujta të ngrohta, aktivitete sportive dhe qëndrim tetëorësh në shkollë.

Po ashtu, Abdixhiku ka bërë të ditur se programi i LDK-së parasheh futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore në shkolla, duke theksuar se arsimi është prioritet i partisë dhe se modeli i zbatuar në Prishtinë synohet të shtrihet në të gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Për mësimdhënësit dhe mësimin.

Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.

Prandaj, zotimet tona për arsimin janë të qarta dhe të panegociueshme.

💶 Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt real për profesionin dhe dinjitetin e tyre.

🏫 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja, që fëmijët të kenë fillimin e duhur dhe prindërit mbështetjen që u mungon sot.

🏛️ Mësimin tërëditor, për shkollë më cilësore, për barazi më të madhe dhe për zhvillim të plotë të nxënësve. Shujta të ngrohta; sport e 8 orë në shkollë.

🤖 Dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë në shkolla, sepse Kosova nuk duhet të përgatitet për të djeshmen, por për botën e së nesërmes.
Arsimi është themeli.

Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë.

LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën. 🇽🇰

JU REKOMANDOJMË

Sot nis rinumërimi i 185 vendvotimeve

Sot nis rinumërimi i 185 vendvotimeve
18/06/2026 - 08:39

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot në mëngjes pritet të nisë rinumërimi i një pjese...

Më shumëDetails

Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës
18/06/2026 - 08:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka...

Më shumëDetails

PDK siguron 22 mandate në Kuvend: Këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re

PDK siguron 22 mandate në Kuvend: Këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re
18/06/2026 - 08:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës...

Më shumëDetails

Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme
18/06/2026 - 08:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në...

Më shumëDetails

Vota e diasporës ndryshoi matematikën për formim të institucioneve

Vota e diasporës ndryshoi matematikën për formim të institucioneve
18/06/2026 - 08:04

Kur rezultati preliminar e nxori Vetëvendosjen parti të parë, por me veç 42.91 për qind të votave, Albin Kurti, u shpreh i hapur për bashkëpunim me opozitën, meqenëse...

Më shumëDetails

Si bëhet marrëveshje me dikë që në LDK konsiderohet e keqja e vendit? Çfarë thotë Haziri për ujdinë e mundshme me Kurtin

Haziri paralajmëron ‘zbardhjen’ e disa situatave: Do të shokohen besimtarët e Kurtit, madje edhe ata që e ndryshuan bindjen politike
17/06/2026 - 23:00

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u pyet se si mund të arrihet marrëveshja në pako, derisa eksponentët e LDK’së e konsiderojne e keqja e vendit VV-në. Derisa shpjegoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    692 Shpërndaje
    Shpërndaje 277 Tweet 173

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë