Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja

24/12/2025 - 16:45
në Lajme
A A
Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës, ku ka theksuar rolin e tyre në edukimin e brezave të rinj dhe rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të vendit.

Abdixhiku ka deklaruar se mësimdhënësit, pavarësisht sfidave, lodhjes dhe mungesës së vlerësimit institucional ndër vite, kanë vazhduar të kryejnë misionin e tyre, duke e cilësuar shkollën si hapësirën ku formohen dija, karakteri dhe e ardhmja e Kosovës.

Në këtë kuadër, ai ka prezantuar zotimet e LDK-së për sektorin e arsimit, duke përfshirë rritjen e pagës në 1000 euro për secilin mësimdhënës, ndërtimin e 80 çerdheve të reja, si dhe zbatimin e mësimit tërëditor me shujta të ngrohta, aktivitete sportive dhe qëndrim tetëorësh në shkollë.

Po ashtu, Abdixhiku ka bërë të ditur se programi i LDK-së parasheh futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore në shkolla, duke theksuar se arsimi është prioritet i partisë dhe se modeli i zbatuar në Prishtinë synohet të shtrihet në të gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Për mësimdhënësit dhe mësimin.

Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.

Prandaj, zotimet tona për arsimin janë të qarta dhe të panegociueshme.

💶 Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt real për profesionin dhe dinjitetin e tyre.

🏫 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja, që fëmijët të kenë fillimin e duhur dhe prindërit mbështetjen që u mungon sot.

🏛️ Mësimin tërëditor, për shkollë më cilësore, për barazi më të madhe dhe për zhvillim të plotë të nxënësve. Shujta të ngrohta; sport e 8 orë në shkollë.

🤖 Dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë në shkolla, sepse Kosova nuk duhet të përgatitet për të djeshmen, por për botën e së nesërmes.
Arsimi është themeli.

Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë.

LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën. 🇽🇰

JU REKOMANDOJMË

Si bëhet marrëveshje me dikë që në LDK konsiderohet e keqja e vendit? Çfarë thotë Haziri për ujdinë e mundshme me Kurtin

Haziri paralajmëron ‘zbardhjen’ e disa situatave: Do të shokohen besimtarët e Kurtit, madje edhe ata që e ndryshuan bindjen politike
17/06/2026 - 23:00

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u pyet se si mund të arrihet marrëveshja në pako, derisa eksponentët e LDK’së e konsiderojne e keqja e vendit VV-në. Derisa shpjegoi...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Kosova ka qenë dhe do të mbetet mbi të gjitha

Haradinaj: Opozita duhet të jetë më unike në raport me Qeverinë Kurti
17/06/2026 - 22:52

Daut Haradinaj ka bërë të ditur se do ta lirojë pozitën e deputetit, duke përmbushur premtimin e dhënë më herët për t’u lënë hapësirë kolegëve të tij, ndërsa...

Më shumëDetails

Pas Dejonës, Rama ia kthen Muratit: U lajmëru bllokuesi! Me punu s’po ja u don. Po për me blloku, çoheni edhe natën

Pas Dejonës, Rama ia kthen Muratit: U lajmëru bllokuesi! Me punu s’po ja u don. Po për me blloku, çoheni edhe natën
17/06/2026 - 22:43

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me projektin e transportit publik në kryeqytet. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Krasniqi: Gjuha ofenduese ndaj UÇK-së vjen nga tabori i LVV-së, jo prej subjekteve tjera

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
17/06/2026 - 22:30

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përdor gjuhë fyese ndaj vlerave të luftës së UÇK-së dhe figurave të saj. Në Debat Plus, Krasniqi deklaroi...

Më shumëDetails

Cakolli: Kurti prin për nga përqindja e votave preferenciale, pozita në listë nuk garanton më vota

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
17/06/2026 - 22:14

Menaxheri i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli ka vlerësuar se rezultatet e plota të zgjedhjeve të 7 qershorit japin një pasqyrë të qartë për...

Më shumëDetails

Kush hyn në Kuvend nga PDK-ja? Lista e plotë e 22 deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
17/06/2026 - 22:04

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjithsej 157.893 vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke siguruar 19,44 për qind të votës dhe 22 ulëse në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    692 Shpërndaje
    Shpërndaje 277 Tweet 173

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë