Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV i kundërpërgjigjet Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë: Ëndërr e tyre dhe opozitës – Kurti nuk shantazhohet nga Beogradi

03/08/2022 - 20:33
në Kryesore, Lajme
A A
Huqja qesharake e Qeverisë Kurti në njoftimin e vendimit të djeshëm për targat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe sot tha se dëshiron që ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, pasi sipas saj, qeveria po punon kundër interesave të popullit serb.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, tha kjo parti.

Kjo deklaratë erdhi pas asaj të ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, se Lista Serbe bashkëpunon me grupe kriminale dhe qeveria nuk ka vullnet për të bashkëpunuar me të.

Ndaj Listës Serbe ka ardhur reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Agon Batusha, deputet i kësaj partie, thotë për Gazeta Blic se Qeveria Kurti është e vetmja qeveri e formuar pa votat e serbëve dhe se nuk varet nga ta.

“Qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kryeministrit Albin Kurti, është e vetmja qeveri është formuar pa votat e Listës serbe, pa koalicion me ta dhe nuk varemi assesi dhe asnjëherë nga ata”, thotë ai.

Andaj, Batusha vlerëson se kjo ka bërë që Qeveria të jetë më stabile dhe e pashantazhuar nga Beogradi e po ashtu mos përfshirja e Listës Serbe në koalicion ka bërë që ajo ta humb fuqinë politike.

“Kjo ka bërë që Qeveria të jetë më stabile, e pa shantazhueshme nga kërcënimet e Beogradit dhe në anën tjetër mos përfshirja në koalicion apo marrëveshje ka bërë që Lista serbe të humb fuqinë politike që ka pasur brenda institucioneve të Republikës”, shprehet deputeti i VV-së për Gazeta Blic.

Sipas tij, opozita është bërë koalicion me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë por që këtë e kanë vetëm ëndërr që nuk mund t’u bëhet realitet.

“I vetmi koalicion aktual është PLAS (PDK, LDK, AAK dhe LS) për rrëzimin e qeverisë legjitime të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Dëshirë kanë, ndoshta edhe ëndërr, por janë larg të bërit realitet”, deklaron deputeti Agon Batusha.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë