Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

30/12/2025 - 14:08
në Lajme
A A
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mes të kritikave, Komuna e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike,

Asamblistja nga LDK, Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

“Para nesh është vendimi për miratimin e pronave të veçanta për dhënie në shfrytëzim për vitin 2026-të, një çështje me rëndësi të veçantë për menaxhimin e pronës publike dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të kryeqytetit. Pronat komunale janë pasuri e qytetarëve dhe si të tilla kërkojnë trajtim të përgjegjshëm, transparent dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Lista që po shqyrtojmë sot janë rezultat i procesit profesional me qëllim që këto prona të bien në funksion të interesit publik dhe mos të mbeten të pashfrytëzuara. Dhënia në shfrytëzim i e këtyre pronave, krijon mundësi për zhvillim ekonomik, për mbështetje dhe iniciativa lokale si dhe për rritjen e të hyrave vetanake të komunës të cilat më pas kthehen në shërbime më të mira për qytetarët tanë. Miratimi i vendimit sot i hap rrugë planifikimit me kohë për vitin 2026 dhe siguron një proces të rregull, të barabartë dhe transparent për të gjithë të interesuarit”, tha ajo.

Ndërsa asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri pret që kjo të jetë në dobi të kryeqytetit.

“Është një nga pikat kyçe të ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës e cila kërkohet pikërisht në nenin 13-të i cili specifikon edhe vitin dhe datën 31 dhjetor duhet të bëhet publikimi i pronave të paluajtshme të Komunës së Prishtinës, Uroj që lista të përmbajë të gjitha elementet e kërkesa me ligj dhe të gjitha dhëniet e pronave të jenë në zhvillim ekonomik të komunës dhe të bazuara mirë në interesin publik. Arsyeshmërinë tjetër besoj që të dhënat që i kërkon ligji, po besoj që Drejtoria e Pronës i ka të përmbajtura dhe shpresoj të jetë në dobi të kryeqytetit”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim, duke e quajtur jo në rregull faktin se kërkohet vota për të mbështetur një listë me mbi 5 mijë e 288 prona e që nuk ka dokumentacion të plotësuar.Ai shton këtu se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë