Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, shkroi për Ditën e Veteranit duke nderuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke kujtuar ata që nuk janë më ose janë në Hagë.
Ai theksoi se shteti i Kosovës ka lindur nga guximi dhe sakrifica e UÇK-së, dhe se ky themel nuk duhet harruar.
Postimi i plotë:
Dita e Veteranit
Ditë që i përket themeleve të shtetit tonë. Ditë për ata që morën barrën më të rëndë, që zgjodhën luftën kur liria nuk kishte alternativë tjetër.
UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur. Ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës.
Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që nuk janë këtu, ata që janë në Hagë, të cilëve edhe sot, sikurse neve dikur, u ka rënë barra e rëndë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare.
Kjo ditë na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së, ky themel nuk guxon të harrohet.
Lavdi UÇK-së.
Nderim për veteranët.
Fatmir Limaj













