Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Jep dorëheqje kryetari i degës së PDK-së

30/12/2025 - 15:43
në Kryesore, Lajme
A A
Numërohen votat e para, deri tani këta janë pesëshja më e votuar e PDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ragip Xhaka ka dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër.

Ai ka thënë se e ndjen obligim moral dhe njerëzor që t’iu drejtohet me mirënjohje të thellë të gjithë strukturave të PDK-së në Zvicër.

Xhaka ka shkruar në Facebook se zgjedhjet e fundit janë një moment reflektimi për të gjithë si parti.

Njoftimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe miq të Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër,

Pas vendimit tim për të dhënë dorëheqje nga funksioni i Kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër, ndjej obligim moral dhe njerëzor që t’ju drejtohem me mirënjohje të thellë për të gjithë ju.

Falënderimi im i parë shkon për strukturat e Degës së PDK-së në Zvicër, për kryesinë, nëndegët, aktivistët dhe secilin anëtar e simpatizant që me përkushtim, vullnet dhe sakrificë ka kontribuar ndër vite për fuqizimin e PDK-së në mërgatë. Angazhimi juaj ka qenë vendimtar në çdo proces organizativ, politik dhe elektoral.

Zgjedhjet e fundit janë një moment reflektimi për të gjithë ne si parti. Ato kërkojnë analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për të forcuar strukturat tona dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që na presin.

Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin aktual të PDK-së, z. Bedri Hamza, për punën dhe angazhimin e tij në një periudhë sfiduese për partinë, si dhe për ish-Kryetarin z. Memli Krasniqi, për kontributin dhe udhëheqjen e tij me dinjitet në shërbim të PDK-së dhe vendit.

Po ashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit për Mërgatën, z. Elmi Reçica, për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin në procesin e riorganizimit dhe forcimit të Degës së PDK-së në Zvicër.

Në fund, dua ta theksoj qartë dhe pa asnjë dilemë: unë do të mbetem gjithmonë anëtar besnik i Partisë Demokratike të Kosovës – partisë së themeluar mbi sakrificën dhe vizionin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, partisë që i dha Kosovës lirinë dhe shtetin.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Ragip Xhaka

JU REKOMANDOJMË

Pesë pika kyçe nga marrëveshja e mundshme SHBA-Iran

Pesë pika kyçe nga marrëveshja e mundshme SHBA-Iran
24/05/2026 - 17:57

Një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin duket se është në fazat e fundit. Gjatë orës së kaluar, detaje të reja kanë dalë nga portali amerikan...

Më shumëDetails

Vuçiq: Mund të jap dorëheqje së shpejti

Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës
24/05/2026 - 17:04

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se mandati i tij po i afrohet fundit dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes në një periudhë të afërt,...

Më shumëDetails

“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore
24/05/2026 - 16:49

Komuna e Prishtinës ka prezantuar platformën digjitale “mbeturinat.com”, e cila do të shërbejë për adresimin dhe menaxhimin e kërkesave të qytetarëve për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet....

Më shumëDetails

Rrahman Rama takon qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Zabel të Drenasit: Mbështetja që po marrim çdo ditë është motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë

Rrahman Rama takon qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Zabel të Drenasit: Mbështetja  që po marrim çdo ditë është motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë
24/05/2026 - 16:34

Kandidati i PDK-se për deputet me numër 7, Rrahman Rama, eshtë takuar me qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Zabel të Ulët, shkruan Veriu.info. Ai ka biseduar me ta për...

Më shumëDetails

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më vonë gjatë ditës

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më vonë gjatë ditës
24/05/2026 - 16:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “lajme të mira” sa i përket situatës në Iran mund të vijnë më vonë gjatë ditës. “Ka mundësi që, në...

Më shumëDetails

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”
24/05/2026 - 16:01

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve të tij gjatë luftës në Dukagjin. Në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë