Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët: Krizat e brendshme dhe Qeveria në detyrë lanë Kosovën pa zë në arenën ndërkombëtare më 2025

01/01/2026 - 10:19
në Kryesore, Lajme
A A
Analistët: Krizat e brendshme dhe Qeveria në detyrë lanë Kosovën pa zë në arenën ndërkombëtare më 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kriza e brendshme politike dhe funksionimi i institucioneve me Qeveri në detyrë për gati një vit e kanë dëmtuar rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës gjatë vitit 2025-të, duke bllokuar proceset integruese dhe duke e lënë vendin jashtë iniciativave kyçe evropiane dhe financiare, kanë vlerësuar analistët politikë në vend, raporton Ekonomia Online.

Ata në vlerësimet e tyre për zhvillimet e këtij viti, theksojnë se dështimet në politikën e jashtme dhe mungesa e stabilitetit institucional kanë prodhuar pasoja serioze për Kosovën, si në raport me Bashkimin Evropian, ashtu edhe me aleatët strategjikë.

Politologu Albinot Maloku në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve, Ekonomia Online vlerëson se Kosova, vitet e fundit e sidomos gjatë vitit 2025-të, ka pasur një pozicion jashtëzakonisht të pafavorshëm në raport me synimet integruese evropiane.

Sipas tij, ky realitet është ndikuar nga faktorë të brendshëm, përfshirë krizat politike, bllokadat institucionale dhe mungesën e një orientimi të qartë strategjik, që në momente të caktuara kanë vënë në pikëpyetje edhe raportet me aleatët kryesorë si SHBA-ja dhe BE-ja.

“Kosova viteve të fundit ka pasur pozicion jashtëzakonisht të keq sa i përket synimeve, posaçërisht integrimeve evropiane. Faktorët të cilët kanë ndikuar në këtë pozicion janë qoftë të brendshëm, si pasojë e krizave politike, bllokadës, por edhe orientimit jo të duhur strategjik që e kishte Kosova, duke kërcënuar në momente të caktuara edhe raportet e saj me aleatë specifikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja. Nevojat e tjera që i ka pasur Kosova drejt synimeve për t’u anëtarësuar”, tha ai.

Ai thekson se dështimet për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Interpol, si dhe mungesa e progresit në njohjet ndërkombëtare, nuk lidhen me sukses të politikës së jashtme, por më shumë me rrethana të përgjithshme gjeopolitike dhe me një qasje joefektive institucionale.

Maloku shton se, përveç përgjegjësive të brendshme, edhe Bashkimi Evropian ka shfaqur një qasje jo konsistente ndaj Kosovës, ndërsa zhvillimet globale, përfshirë luftën në Ukrainë, e kanë zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare nga rajoni.

“Ne nuk arritëm të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës, nuk arritëm të anëtarësohemi në Interpol, njohjet ishin disa prej tyre që erdhën si pasojë e rrethanave të tjera gjeopolitike, më shumë sesa si pasojë e suksesit të politikës së jashtme të Kosovës në drejtimin e Donika Gërvallës. Unë konsideroj që obligimet, nevojat, detyrimet që i ka Kosova duhet t’u qëndrojë pas, por është edhe faktori tjetër. Po flas për BE-në që ka pasur një raport dyfytyrësie ndaj Kosovës sa i përket jetësimit të obligimeve të tyre ndaj një vullneti të mirë siç ka qenë Kosova për t’u anëtarësuar në BE dhe për të ecur përpara drejt këtij procesi. Pra, kemi edhe faktorin e jashtëm, që më pas ndodhën edhe faktorë të tjerë në kuptimin e rrafshit gjeopolitik, pas luftës në Ukrainë, dhe sikur vëmendja e faktorit ndërkombëtar lëvizi pak nga Kosova dhe nevojat e saj”, tha ai.

Analisti politik Afrim Kasolli e cilëson vitin 2025 si një nga më të pafavorshmit për Kosovën në aspektin politik dhe diplomatik.

Ai vlerëson se Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa akses në fondet e BE-së nga Plani i Rritjes Ekonomike, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me krizën e brendshme politike dhe mungesën e vendimmarrjes funksionale.

“Lirisht ky mund të quhet një vit i mbrapsht për Kosovën në kuptimin politik sa i përket zhvillimeve të brendshme, ashtu edhe zhvillimeve ndërkombëtare. Nëse fillojmë dhe i listojmë dështimet që i kanë ndodhur Kosovës, janë enorme dhe do të duhej kohë shumë më shumë për t’i përmendur të gjitha. Ne po e përfundojmë vitin ku Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka pasur mundësi të ketë akses në fondet e BE-së sa i përket planit të rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Përkundër krizës ekonomike, skena politike ia ka bërë të pamundur që të ketë akses edhe në burime të jashtme financiare. Po ashtu edhe marrëveshja me Bankën Botërore ka mbetur në sirtar”, tha ai.

Ai shton se, pavarësisht disa njohjeve të reja ndërkombëtare të siguruara me mbështetjen e aleatëve, Kosova gjatë këtij viti ka qenë pa ndikim real në arenën ndërkombëtare dhe pa një zë të qartë për të artikuluar interesat e saj strategjike.

“Mund të përmend disa suksese diplomatike sa i përket sigurimit të disa njohjeve të reja ndërkombëtare, por të gjitha këto me mbështetjen e aleatëve të shtetit të Kosovës, që patëm rastin t’i shohim njohjet e reja. Ndërkohë, kriza e brendshme ekonomike ka ardhur duke u thelluar, inflacioni, çmimet e energjisë. Pas publikimit të strategjisë së re nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vërehen frustrime dhe vërehen kritika të ashpra të administratës amerikane ndaj BE-së dhe riorientim të SHBA-së në zona të tjera gjeopolitike, dhe në këtë drejtim Kosova është e humbur, është pa zë sa i përket arenës ndërkombëtare, nuk ka as kush të flasë për interesat e Kosovës në këtë drejtim”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë