Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petkovic e quan gënjeshtar ambasadorin gjerman Rohde dhe e ‘këshillon’ të lexojë me kujdes Marrëveshjen e Brukselit

04/08/2022 - 14:02
në Kryesore, Lajme
A A
Petkovic e quan gënjeshtar ambasadorin gjerman Rohde dhe e ‘këshillon’ të lexojë me kujdes Marrëveshjen e Brukselit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ pranë qeverisë së Serbisë, i pati mjaft kritika të ashpra për Ambsadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas komunikatës së tij për takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.


Petkovic i ka reaguar me konton e tij në Twitter ambasadorit Rohde në postimin e tij njoftues të takimit të djeshëm me presidenten Osmani. Kryenegociatori serb kontestoi të gjitha që i kishte shkruar diplomati gjerman.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po e tregon të vërtetën! Si ka mundësi që shkelja e marrëveshjes dhe veprimet e dhunshme e Albin Kurtit qenkan legjitime? Si është legjitim anulimi nga Prishtina i statusit neutral të targave KS? Si ka mundësi që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshtë për këtë? Si qenka legjitime të konfiskohen dokumentet personale e serbëve në K&M? Ku shkruan kjo? Çka ndodhi me themelimin e Asociacionin e Komunave Serbe të cilën serbët po e presin për gati 10 vite, që është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit? Pse Gjermania nuk ka bërë asgjë rreth Asociacionin e Komunave Serb? Para se të bëni interpretime të njëanshme, i lexoni me kujdes marrëveshjet paraprake!”.

Petkovic ishte zemëruar fort me ambasadorin gjerman pasi ai kishte shkruar në konton e tij në Twitter të mërkurën pas takimit me presidenten Osmani pasi diplomati gjerman e kishte vlerësuar vendimin e qeverisë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

”Kënaqësi ta takoja presidenten Vjosa Osmani sot për të diskutuar zhvillimet e fundit përfshi vendimin për të shtyrë zbatimin e vendimit për target e regjistrimit dhe dokumentet e hyrje-daljes deri më 1 shtator në koordinim me SHBA dhe BE. Unë e theksova se vendimi është legjitim dhe në përputhshmëri të plotë me marrëveshjen e Brukselit”.

Zbatimi i vendimeve të qeverisë ishte shtyrë pas trazirave në Veri të Kosovës që u organizuan dhe bllokuan rrugët me barrikada në disa lokacione të dielën e javës së kaluar. Është raportuar poashtu se ka pasur të shtëna me armë zjarri ndaj policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë