Presidenti Donald Trump tha se Presidenti Venezuelian Nicolas Maduro dhe gruaja e tij janë në bordin e anijes USS Iwo Jima që po shkon drejt Nju Jorkut.
“Po, Iwo Jima, janë në një anije,” ka deklaruar Trump në një intervistë telefonike me Fox News të shtunën në mëngjes.
“Ata do të shkojnë drejt Nju Jorkut. Helikopterët i nxorën jashtë dhe ata shkuan me helikopter në një fluturim të këndshëm – jam i sigurt se u pëlqeu. Por ata kanë vrarë shumë njerëz, mos harroni këtë.”, ka deklaruar Trump.
Trump ka treguar në Fox se kishte biseduar me Maduron një javë më parë dhe se i kishte kërkuar të dorëzohej.
“Në fakt fola vetë me të, por i thashë, duhet të dorëzohesh. Duhet të dorëzohesh,” tha Trump.











