Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NOA që Kurti i referohej si ‘e Shqipërisë’, dyshohet për skemë kriminale me kompaninë shtetërore serbe

05/01/2026 - 18:57
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një nga intervistat e tij të fundit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i referohej kompanisë së Vuk Hamovicit si “e Shqipërisë”, duke sugjeruar se nuk kemi të bëjmë me Serbinë, por me Shqipërinë.

Kurti ka folur për skandalin e blerjes së energjisë nga kompania serbe EFT-ja, që udhëhiqet nga Vuk Hamoviqi, duke pretenduar se nuk ka asgjë të vërtetë aty:

“Nuk ka asgjë të vërtetë aty. Të gjitha janë dezinformata. Në të kaluarën është e vërtetë që EFT, një kompani serbe me pronar Vuk Hamoviqin, i ka shitur energji Kosovës atëherë kur ka qenë drejtor i KEK-ut, Njazi Thaçi. Sa jam unë kryeministër, nuk e vazhdon avazin e vjetër siç po thoni ju EFT-ja dhe Vuk Hamoviqi. Ne në Kosovë e kemi KEDS-in dhe KESCO-n. E kanë sqaruar gjerë e gjatë, ministrja Artane Rizvanolli dhe deputeti ynë Armend Muja se s’ka asgjë të bëj me të vërtetën aty. Kur e kanë parë që ato janë dezinformata, kanë filluar të thonë se e kanë bërë me një kompani nga Shqipëria NOA”.

“Unë fare nuk e di se kush është kjo kompani. Për këtë mund të kërkohet përgjigja duke bërë pyetje në Tiranë. Çfarë kam të bëj unë me atë kompani?. Nëse dikur i kanë fituar miliardat, ti po thua tash a i kanë fituar centat. Le ta shikojmë me ZRRE-në çka ka ndodhur. Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia në Kosovë në një vend tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne kemi blerë energji elektrike. EFT-ja nuk fiton fare në Kosovë. Për këtë garantoj. Vuk Hamoviqi nuk fiton në Kosovë. Shikoni konferencat e Artane Rizvanollit dhe Armend Mujës, të gjitha përgjigjet i keni aty. Nuk mund të keni pyetje që s’e gjeni përgjigjen aty”, tha ai në Kanal 10.

Një raport i KOSTT-it, si pjesë e hetimeve të nisura në energjetikë, jep dyshime të forta për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën. Ekspertët e KOSTT-it gjetën se gjatë vitit 2025, në ankandet e SEECAO, bashkëpunuan kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania shtetërore serbe “Elektroprivreda Srbije”. Dyshohet se të dyja kompanitë manipuluan sistemin në SEECAO për të rritur kostot e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën.

Kompanitë “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije”, gjatë vitit 2025, në dhjetëra raste kishin bashkëpunuar në ankandet për shitblerjen e linjave të transmisionit që kishin destinacion Kosovën.

Raporti i brendshëm i KOSTT-it, pjesë e hetimeve të nisura nga ZRRE, evidenton dyshime për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën. Ekspertët gjatë hetimeve të sjelljes së palëve tregtare në SEECAO (Podgoricë) gjetën se, me kapacitetet ndërkufitare në ankandet e vitit 2025, bashkëpunuan “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije”, duke manipuluar sistemin për të ngritur kostot e bartjes së energjisë.

Gjatë vitit 2024, kostot për bartje të energjisë elektrike për Kosovën shkuan deri në 800 euro për megavat/orë, një “anomali” që ndodhë vetëm kur ka bashkëpunime të dyshimta mes tregtarëve. Raporti mbulon periudhën janar-tetor 2025, gjatë së cilës pati kosto të pazakonta për kapacitetet ndërkufitare, ku bartja e energjisë kushtonte shumëfish më shumë se vetë çmimi i energjisë.

Si manipulua tregu?

SEECAO rregullon ankandet për kapacitetet ndërkufitare të transmisionit. Sipas raportit të KOSTT-it, gjatë ankandeve ditore, “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije” rritën kostot e bartjes së energjisë, shpesh shumëfish më të larta se çmimi i energjisë elektrike. Në të paktën 40 raste, ankandet për Kosovën u përqëndruan vetëm tek këto dy kompani.

Monopoli i NOA-s

Kompania “Noa Energy Trade” kishte monopolin për furnizimin e Kosovës me energji nga importi dhe sigurimin e linjave për KESCO-n. Linjat e blera në ankand vjetor riktheheshin për rishitje në ankand ditor, ku pjesëmarrës ishte vetëm “Elektroprivreda Srbije”.

Raporti i KOSTT-it evidenton raste kur çmimi i bartjes për Kosovën shkoi mbi 100 dhe mbi 200 euro për megavat/orë, duke sugjeruar bashkëpunim të dy kompanive për të rritur kostot.

Elektroprivreda Srbije (EPS)

EPS është kompani energjetike në pronësi të plotë të Qeverisë së Serbisë, themeluar në vitin 1991, me 19,595 punonjës dhe kapacitet të instaluar prej 7,326 MW. EPS operon me termocentrale me linjit, hidrocentrale dhe termocentrale të tjera, dhe prodhon 36.461 TWh energji elektrike në vit.

EPS ka bashkëpunim të ngushtë me EFT-në të Vuk Hamoviqit, e cila ka pasur gjatë vitit 2024 linjat interkonektive Shqipëri-Kosovë. Sipas ARBK-së, EPS është pronare edhe e operatorit “Elektrosever”, përgjegjës për faturimin e energjisë në komunat veriore të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë