Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podcastin “Nerv”, e pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbeve të vrarë, ka deklaruar se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja, dhe se ajo çdoherë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së: “Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”.Presidentja Osmani mëtej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare.
“Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund”.
Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke theksuar se ajo shënoi kthesën vendimtare për popullin e Kosovës dhe përfundimin e dhunës së...
Më shumëDetails










