Vetëm pak javë pas rikthimit të kryetarëve serbë në krye të komunave në veri të vendit, Komuna e Zveçanit ka ndërprerë kontratat e punës për dy punonjës shqiptarë.
Mes tyre është edhe Vedat Musa, i cili ka qenë i angazhuar në Drejtorinë e Kulturës.
Vendimi është arsyetuar me përfundimin e periudhës gjashtëmujore të angazhimit, mungesën e trajnimeve të detyrueshme gjatë punës provuese, mungesën e raportit të vlerësimit të punës, si dhe kufizimet buxhetore të planit të personelit për vitin 2026.











