Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmohet me armë Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit

06/08/2022 - 14:08
në Kryesore, Lajme
A A
Sulmohet me armë Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është sulmuar me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia.

Komunikata e plotë:

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë.

(Foto:Arkiv)

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku i prerë: Së pari flasim për presidentin, nëse ndodh ndryshe shkojmë…

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
25/06/2026 - 22:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova në një intervistë ekskluzive komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit dhe krijimin e...

Më shumëDetails

Ish-ministrja Haradinaj: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATO-s, deficit diplomatik

Haradinaj-Stublla reagon pasi Serbia vendos ti njohë targat RKS: Me këtë tempo do të ‘implementojë’ totalitetin e marrëveshjeve me Kosovën
25/06/2026 - 22:15

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar për mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s, duke e quajtur “deficit diplomatik”. Derisa ka komentuar edhe sqarimin e MPJD-së, Haradinaj...

Më shumëDetails

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
25/06/2026 - 22:06

Gjatë ditës së sotme rreth orës 18:30 në qytetin e Ferizaj, Policia e Kosova më sakëtësisht njesia e trafikut në këtë qytet ka ndaluar një person me inicialet...

Më shumëDetails

Përparim Rama e publikon dokumentin: Dejona Mihali paska refuzu me pranu padinë – mos ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK’në

Përparim Rama e publikon dokumentin: Dejona Mihali paska refuzu me pranu padinë – mos ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK’në
25/06/2026 - 21:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se Dejona Mihajli, ka refuzuar pranimin e padisë, teksa e dëshmon me dokument. Derisa pyet: “Pse? A nuk i njeh institucionet e...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti kërkon zgjedhje në LDK

Hoti: Sipas Konjufcës, Qeveria s’është dashur ta pranojë draftin e Asociacionit, por e pranoi – çfarë po ndodh?
25/06/2026 - 21:45

Avdullah Hoti ka kërkuar nisjen e një procesi të ndryshimeve të brendshme në LDK pas rezultateve zgjedhore. Sipas tij, pas një rezultati të dobët është normale që të...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
25/06/2026 - 21:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Sipas tij kushdo që kërkon zgjedhje të reja në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë