Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleanca propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute, por nuk i plotësojnë 15 vjet

10/11/2026 - 13:48
në Lajme
A A
Aleanca propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute, por nuk i plotësojnë 15 vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, përmes të cilit synon t’u mundësohet pensioni kontributpagues proporcional edhe qytetarëve që kanë paguar kontribute para 1 janarit 1999, por nuk e kanë plotësuar periudhën e nevojshme për të përfituar nga skemat ekzistuese, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, në një konferencë për media ka prezantuar propozimin për shtimin e nenit të ri 8/B, i cili parasheh që pensioni të llogaritet në përpjesëtim me vitet, muajt dhe ditët për të cilat qytetarët kanë paguar kontribute.

Haxhiu tha se propozimi synon të adresojë rastet kur qytetarëve u mungojnë vetëm disa muaj apo ditë për të plotësuar periudhën e kërkuar, duke theksuar se skemat ekzistuese dhe të drejtat e personave që tashmë përfitojnë nga to do të ruhen.

“Sot po prezantoj një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Ky propozim ka një qëllim të qartë. Të përfitojnë pension kontributpagues edhe qytetarët që kanë paguar kontribute, por nuk e kanë plotësuar periudhën e nevojshme për të hyrë në skemat ekzistuese. Bëhet fjalë për njerëz që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute para 1 janarit të vitit 1999. Për njerëz që kanë vite pune të dëshmuara, por që sot nuk kualifikohen për pension kontributpagues për shkak se nuk e arrijnë periudhën e kërkuar. Dikujt i mungon një vit. Dikujt disa muaj. Dikujt mund t’i mungojnë vetëm disa ditë. Pyetja që sot e shtrojmë është e thjeshtë. A duhet që mungesa e disa muajve apo ditëve t’ia mohojë qytetarit mundësinë për të përfituar nga vitet për të cilat ka paguar kontribute? Unë konsideroj se duhet të gjejmë një zgjidhje të drejtë. Nëse një person nuk e plotëson periudhën për pension sipas kushteve aktuale, ai duhet të ketë mundësi të marrë një pension në përpjesëtim me kontributet që i ka paguar”, tha Haxhiu.

Ajo sqaroi se propozimi nuk parasheh ndryshimin e kushteve për pensionin kontributpagues të moshës dhe pensionin parcial kontributpagues për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme.

“Pikërisht këtë synon propozimi që po prezantoj sot. Dua të sqaroj që në fillim një çështje shumë të rëndësishme për pensionistët dhe familjet e tyre. Me këtë propozim ruhen skemat ekzistuese dhe të drejtat e atyre që përfitojnë sipas tyre. Së pari, ruhet pensioni kontributpagues i moshës, i rregulluar me nenin 8 të ligjit. Personat që i plotësojnë kushtet e kësaj skeme vazhdojnë të përfitojnë sipas rregullave ekzistuese”, potencoi ajo.

“Së dyti, ruhet pensioni parcial kontributpagues, i rregulluar me nenin 8/A, për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme. Ruhen kushtet e kësaj skeme dhe mënyra aktuale e llogaritjes së pensionit. Dispozitat që njohin pasojat e largimit të dhunshëm nga puna mbeten në fuqi. Periudha që u njihet këtyre qytetarëve për plotësimin e kushtit të përfitimit vazhdon të trajtohet sipas ligjit ekzistues”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se pensioni i ri proporcional do të shqyrtohej vetëm në rastet kur qytetarët nuk i plotësojnë kushtet për të përfituar nga dy skemat ekzistuese.

“Kjo mbrojtje vlen për pensionistët që përfitojnë sot, por edhe për qytetarët që i plotësojnë këto kushte dhe do të aplikojnë në të ardhmen. Së treti, propozojmë shtimin e nenit të ri 8/B. Përmes tij krijohet mundësia për pension kontributpagues proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute, por që nuk kualifikohen sipas dy dispozitave të mëparshme për shkak të periudhës së pamjaftueshme”, tha ajo.

“Do të thotë se fillimisht administrata duhet të shqyrtojë nëse qytetari ka të drejtë të përfitojë sipas skemave ekzistuese. Duhet të marrë parasysh edhe periudhën që i njihet për largimin nga puna nga masat e dhunshme, kur plotësohen kushtet ligjore. Nëse qytetari kualifikohet, pensioni i tij përcaktohet sipas asaj skeme. Nëse nuk e plotëson periudhën e kërkuar, atëherë shqyrtohet e drejta për pensionin e ri proporcional. Askush që përfiton sipas skemave ekzistuese nuk kalon te formula e re për shkak të këtij propozimi. Fjala “proporcional” mund të tingëllojë teknike, por kuptimi i saj është shumë i thjeshtë. Pensioni llogaritet sipas viteve, muajve dhe ditëve për të cilat janë paguar kontribute”, theksoi ajo.

Duke shpjeguar mënyrën e llogaritjes, Haxhiu dha një shembull me pensionin prej 300 eurosh, të cilin e ndau në 15 vjet kontribute, duke e paraqitur si bazë prej 20 eurosh për çdo vit.

“Po e shpjegoj me një shembull. Nëse pensioni i plotë kontributpagues i kategorisë përkatëse do të ishte 300 euro në muaj, këtë shumë e pjesëtojmë me 15. Rezultati është 20 euro pension mujor për çdo vit kontributesh. Një qytetar me 14 vite kontribute do të përfitonte 280 euro në muaj. Një qytetar me 14 vite e gjashtë muaj kontribute do të përfitonte 290 euro në muaj. Një qytetar me 12 vite muaj kontribute do të përfitonte 200 euro në muaj”, shtoi.

Ajo bëri të ditur se shuma prej 300 eurosh është vetëm shembull ilustrues dhe se llogaritja konkrete do të varet nga pensioni në fuqi dhe periudha e kontributeve të dëshmuara.

“Shuma prej 300 eurosh është vetëm një shembull për ta shpjeguar llogaritjen. Shuma konkrete do të varet nga pensioni në fuqi i kategorisë përkatëse dhe nga periudha e kontributeve të dëshmuara. Në këtë llogaritje përfshihen edhe muajt dhe ditët. Sepse, nëse po synojmë t’u japim zgjidhje edhe qytetarëve të cilëve u mungojnë vetëm pak ditë për ta plotësuar periudhën e kërkuar, duhet që çdo ditë e kontributeve të tyre të merret parasysh”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, propozimi do t’u mundësonte të aplikonin sërish edhe personave të cilëve u është refuzuar më herët kërkesa për pension për shkak të periudhës së pamjaftueshme të kontributeve.

“Propozimi u jep mundësi të aplikojnë përsëri edhe personave që janë refuzuar më herët për shkak të periudhës së pamjaftueshme. Dokumentet e vlefshme që gjenden tashmë në dosjet e tyre do të përdoren gjatë shqyrtimit. Qytetarët nuk duhet të detyrohen t’i dorëzojnë përsëri dokumentet që administrata i ka. Pensioni proporcional do të përshtatet edhe kur ndryshon shuma e pensionit kontributpagues që përdoret për llogaritjen e tij. Ky përshtatim parashihet të bëhet nga administrata, pa kërkesë të re nga pensionisti”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu tha se zbatimi i propozimit do të kërkonte mjete buxhetore dhe vlerësim të numrittë qytetarëve që mund të përfitojnë, si dhe të kostos së pagesave. Ajo ftoi grupet parlamentare dhe institucionet përgjegjëse që të kontribuojnë në shqyrtimin e tij.

“Për zbatimin e këtij propozimi duhen edhe mjete buxhetore. Prandaj, nevojiten të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që mund të përfitojnë, periudhat e kontributeve të tyre dhe koston e pagesave. Këtë vlerësim duhet ta bëjmë me institucionet përgjegjëse, në mënyrë që e drejta që propozojmë të shoqërohet me financimin e nevojshëm. Ky është një projektligj që do të duhet të kalojë nëpër shqyrtim dhe miratim në Kuvend. I ftoj grupet parlamentare ta shqyrtojnë me seriozitet. I ftoj institucionet përgjegjëse, përfaqësuesit e pensionistëve dhe sindikatat të kontribuojnë me të dhënat, përvojat dhe vërejtjet e tyre”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ky pritet të jetë rendi i ditës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
10/11/2026 - 13:35

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor 2026, një seancë të jashtëzakonshme plenare, transmeton Gazeta Online Veriu.info Seanca është caktuar të nisë në orën...

Më shumëDetails

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…
10/11/2026 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale. Kurti ka thënë...

Më shumëDetails

Rasti tragjik i Arlinda Zekajt, ish- bashkëshorti Jeton Sylaj pritet të dalë para gjykatës

Rasti tragjik i Arlinda Zekajt, ish- bashkëshorti Jeton Sylaj pritet të dalë para gjykatës
10/11/2026 - 12:25

Të enjten, më 12 nëntor, ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, pritet të dalë para gjykatës lidhur me akuzën për kanosje ndaj saj, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

“Ligjërimi” i Kurtit në Paris për qeverisjen: Pritshmëritë le të rriten sa më shumë, ti ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive

“Ligjërimi” i Kurtit në Paris për qeverisjen: Pritshmëritë le të rriten sa më shumë, ti ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive
10/11/2026 - 12:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një tryezë diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. I pyetur për qeverisjen dhe për zhvillimin ekonomik,...

Më shumëDetails

Hoti kritikon Qeverinë për rritjen e çmimeve: Kostoja e jetesës u rrit për 45%, propaganda s’e mbush shportën e qytetarëve

Hoti thotë se Kurti po tenton “t’iu hedhë hi syve” qytetarëve:  Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët
10/11/2026 - 11:37

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, duke theksuar rritjen e kostos së jetesës në Kosovë, tha se Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e...

Më shumëDetails

700 bileta avioni për tri vjet – Zyra e Presidentes ndan mbi 273 mijë euro për udhëtime

700 bileta avioni për tri vjet – Zyra e Presidentes ndan mbi 273 mijë euro për udhëtime
10/11/2026 - 11:03

Zyra e Presidentes së Kosovës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për sigurimin e biletave të avionit, për të cilat gjatë tri viteve të ardhshme janë paraparë të shpenzohen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë