Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministrja daneze: Trumpi s’e ka përjashtuar forcën ushtarake, s’mund ta përjashtojmë as ne

20/01/2026 - 20:27
në Lajme
A A
Kryeministrja daneze: Trumpi s’e ka përjashtuar forcën ushtarake, s’mund ta përjashtojmë as ne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë se nuk do të sprapset para kërkesave të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me synimin e tij për ta marrë nën kontroll Grenlandën.

“Unë sigurisht se nuk do ta braktis Grenlandën, e mora këtë vendim para një kohe të gjatë si kryeministre daneze” – tha ajo para gazetarëve në Kopenhagë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Presidenti amerikan fatkeqësisht nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake dhe, prandaj, pjesa tjetër prej nesh gjithashtu nuk mund ta përjashtojë atë, pra kjo është një pasojë e natyrshme e asaj që presidenti amerikan e ka thënë dhe që nuk e ka thënë” – shtoi zonja Frederiksen.

Sipas presidentit të Lituanisë, Gitanas nauseda, i cili foli në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësisë për sigurinë e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut do të mund të ofronte një zgjidhje për përplasjen mes aleatëve.

Gjithashtu duke folur në Davos, kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, tha se vendi i tij fuqishëm e kundërshton vendosjen e ndonjë takse amerikane që lidhet me çështjen e Grenlandës.

Udhëheqësit evropianë dolën në skenë në Davos në përpjekje për ta paraqitur fuqinë e kontinentit, edhe pse nuk ishte menjëherë e qartë se si do të kundërpërgjigjej në fund Bashkimi Evropian, thekson agjencia “Reuters”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të përkulet para “ligjit të më të fortit”.

“Ne besojmë se kemi nevojë për më shumë rritje, na duhet më shumë stabilitet në botë, por ne e parapëlqejmë respektin mbi bullizuesit” – tha Macroni në një takim në Davos.

JU REKOMANDOJMË

Kërstiq: Administrata e Trumpit do ta finalizojë njohjen e Serbisë ndaj Kosovës, por me Asociacionin
Lajme

Kërstiq: Administrata e Trumpit do ta finalizojë njohjen e Serbisë ndaj Kosovës, por me Asociacionin

20/01/2026 - 23:08
Haziri: Kurti mori obligime për Asociacionin, pastaj u mundua 6-7 muaj që t’ia linte prushin në dorë presidentes e kryekuvendarit
Lajme

“Isa Mustafa e ka marrë përgjegjësinë”, me kë duhet ta pjestojë Abdixhiku

20/01/2026 - 22:50
Pozhari në luftë me Bashkësinë Islame: Dallaveraxhinjë, do t’na sillni edhe deve nga Arabia
Lajme

Pozhari: Po të ishte i brengosur Abdixhiku për manipulimin e votave, do të reagonte edhe më 9 shkurt

20/01/2026 - 22:44
Kurti në Davos: Panele për demokracinë, sigurinë dhe investimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror
Lajme

Kurti në Davos: Panele për demokracinë, sigurinë dhe investimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror

20/01/2026 - 22:37
Haziri: E padurueshme ecja nëpër terr politik, e shkaktuar nga Kurti dhe partia e tij
Lajme

Lutfi Haziri: Përgjegjësia për manipulim të votave është mbi KQZ-në

20/01/2026 - 21:59
Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
Lajme

KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik

20/01/2026 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbatim i ligjit apo hakmarrje politike? Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

    Zbatim i ligjit apo hakmarrje politike? Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ekskluzive: Ja dosja e Prokurorisë për skandalin e certifikatave për armë të lëshuara nga menaxheri i “Reload” përmes ryshfetit (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Lesh ki me ju dhan, lesh ki me ba”, ish ushtari i UÇK’së i reagon Sami Lushtakut pas vizitës së tij në Runik

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë