Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal energjetik: KESCO anuloi tenderin dhe zgjodhi import mbi 1000% më të shtrenjtë, Shqipëria ofroi energji 12 fish më lirë

24/01/2026 - 12:05
në Ekonomi, Lajme
A A
Skandal energjetik: KESCO anuloi tenderin dhe zgjodhi import mbi 1000% më të shtrenjtë, Shqipëria ofroi energji 12 fish më lirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Menaxhimi i furnizimit me energji elektrike për vitin 2026 nga ana e KESCO-s është shoqëruar me disa zhvillime të çuditshme, të cilat përfshijnë anulimin e një tenderi, shpalljen e një procedure të re dhe orientimin e importit drejt tregjeve ndërkombëtare me çmime dukshëm më të larta krahasuar me rajonin.

Siç ka mësuar Demorkacia.com, në fillim të vitit 2026, KESCO kishte hapur një tender për import të energjisë elektrike me vlerë rreth 150 milionë euro. Sipas informacioneve, struktura e kontratës dhe mekanizmi i hedging-ut e ekspozonin financiarisht kompaninë me rreth 15 milionë euro, ndërsa oferta fillestare konsiderohej e favorshme dhe potencialisht ulte koston e furnizimit. Megjithatë, tenderi u anulua pa një arsyetim publik dhe pa një sqarim të detajuar për Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Pas anulimit, KESCO shpalli një procedurë të re dhe kontrata iu dha kompanisë ETMT nga Maqedonia e Veriut, e lidhur si partnere tregtare me EFT Serbia dhe grupin METLEN (ish-Mytilineos). Kjo kontratë rezultoi me një çmim dukshëm më të lartë të energjisë. Sipas vlerësimeve, diferenca e çmimit nga oferta paraprake mund të përkthehet në miliona euro kosto shtesë gjatë vitit 2026.

Në të njëjtën periudhë, raportime nga media ndërkombëtare, siç është ai i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë “Montel News”, kanë bërë të ditur se Operatori i Sistemit të Transmisionit në Kosovë, KOSTT, ka kërkuar masa të kufizimit të ngarkesës për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik. Këto masa janë kërkuar për shkak të vështirësive në balancimin ndërmjet prodhimit vendor dhe kërkesës reale për energji, si dhe devijimeve të mëdha në nominime, të cilat në disa raste kanë rezultuar me mungesë të konsiderueshme të energjisë në orë të caktuara.

Sipas këtyre raportimeve, devijimet në nominime kanë rezultuar në mungesë të energjisë deri në 25 për qind nën nevojat reale, me diferenca orare që kanë kaluar 260 MWh, duke rrezikuar sigurinë e sistemit.

Situata në sistemin energjetik është ndikuar edhe nga dalja jashtë funksionit e dy njësive prodhuese me qymyr, me kapacitet të kombinuar rreth 539 megavat, duke ulur ndjeshëm kapacitetin operativ në vend. Furnizimi me qymyr dhe mirëmbajtja e njësive prodhuese kanë qenë faktorë kyç në funksionimin e termocentraleve.

Ndërkohë, të dhënat zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), tregojnë se gjatë periudhës 12-18 janar 2026, energjia elektrike është shitur në treg me çmime shumë të ulëta, nga 20 deri në 22 euro për megavat-orë. Këto rezultate janë publikuar në faqen zyrtare të KESH-it.

Në kontrast me këto çmime rajonale, importet e energjisë për Kosovën gjatë kësaj periudhe janë realizuar përmes tregjeve si HUPX në Hungari dhe GME në Itali, me çmime dukshëm më të larta, që sipas të dhënave të raportuara arrijnë mesatarisht rreth 250 euro për megavat-orë.

Aktualisht, më shumë se 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, me kapacitet operacional rreth 1.1 gigavat. Çdo ndërprerje në furnizimin me qymyr apo devijim në menaxhimin e importit e bën sistemin të ndjeshëm dhe e rrit varësinë nga tregjet ndërkombëtare.

Në mungesë të sqarimeve të detajuara nga KESCO dhe institucionet përgjegjëse, mbetet e paqartë pse u injoruan opsionet më të favorshme të tregut dhe pse proceset vendimmarrëse u zhvilluan pa transparencë të plotë.

Deri në publikimin e një analize zyrtare, Demokracia.com i ka drejtuar pyetje KESCO-s lidhur me arsyet konkrete të anulimit të tenderit fillestar për import të energjisë elektrike për vitin 2026, me vlerë rreth 150 milionë euro, si dhe mungesën e një sqarimi publik apo analize të detajuar të kostos dhe rrezikut financiar për konsumatorët dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji. Po ashtu, KESCO është pyetur pse u orientua drejt importit të energjisë në tregje si HUPX dhe GME me çmime mesatare rreth 250 euro për megavat-orë, në një kohë kur në rajon, përfshirë tregun shqiptar (KESH), energjia po tregtohej me çmime shumë më të ulëta prej 20–22 euro për megavat-orë, si dhe nëse ekziston ndonjë analizë zyrtare krahasuese që justifikon këtë diferencë të lartë çmimi.

JU REKOMANDOJMË

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd
04/11/2026 - 09:55

Aeroplani i kompanisë Air Serbia, me të cilin po udhëtonte kryetari i Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin drejt Moskës, është kthyer në Beograd për shkak të kontrolleve shtesë të...

Më shumëDetails

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë
04/11/2026 - 09:43

Autoritetet në qytetin e Welsit në Austri ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi, pasi gjatë kontrolleve kanë zbuluar se ai kishte në pronësi një shtëpi në Kosovë...

Më shumëDetails

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?
04/11/2026 - 09:30

Disa ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit në misionet diplomatike ku janë të akredituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se atyre u ka...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri
04/11/2026 - 09:18

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë, kryeprokurori i shtetit, z. Zejnulla Gashi, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
04/11/2026 - 09:11

Rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund të kenë pasoja edhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht nëse demokratët marrin kontrollin e...

Më shumëDetails

Rama përsërit ftesën e dialogut

Rama përsërit ftesën e dialogut
04/11/2026 - 09:00

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog me studentët protestues. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë