Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinumërimi drejt fundit: Procesohen 1,591 nga 2,557 vendvotime, procesi mbyllet në 23 komuna

25/01/2026 - 12:07
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon numërimi i votave me postë, kryeson bindshëm VV-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi i rinumërimit të plotë të votave në Kosovë po shkon drejt fazës përfundimtare, ndërkohë që ndaj 23 personave është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimet për manipulime serioze që kanë ngritur alarmin institucional. Sipas KQZ-së, deri të dielën, 25 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime (mbi 62%) dhe procesi është përmbyllur plotësisht në 23 komuna.

Sipas përditësimit të fundit zyrtar, deri në orën 10:00 të së dielës (25 janar 2026), janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime. Kjo shifër përbën mbi 62% të totalit të paraparë, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur plotësisht në 23 komuna.

“Në QNR rinumërohen 1,591 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 23 komuna Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 62% apo 1,591 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi KQZ.

Nga “gabime teknike” në akuza për ryshfet, falsifikim e kanosje

Ajo që fillimisht u raportua si mospërputhje sporadike e votave, pas rinumërimit të pjesshëm u shpërfaq si një skemë e sofistikuar dhe masive e manipulimit. Të dhënat zyrtare të KQZ-së flasin për mbi 50,000 vota të tjetërsuara – të shtuara apo të hequra qëllimisht – gjatë fazës së parë të numërimit.

Kjo situatë çoi në një aksion të gjerë të Prokurorisë, duke rezultuar në arrestimin e 109 personave me urdhër të Kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu. Në një deklaratë për media, Kryeziu zbuloi se keqpërdorimet mund të prekin deri në 60 mijë vota, duke sqaruar se manipulimi ka ndodhur brenda llojit – respektivisht mes kandidatëve të të njëjtit subjekt.

“Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance. Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara”, kishte deklaruar Kryeziu.

Përveç implikimeve penale, vonesat e shkaktuara nga ky rinumërim po rrezikojnë stabilitetin institucional të vendit. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës paralajmëroi së fundi se mos-certifikimi i rezultateve në kohë mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Shqetësimi kryesor, sipas tij, mbetet tejkalimi i afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit.“Rreziku është që të hyjmë në muajin shkurt ose mars pa pasur rezultate të certifikuara dhe kjo mund të na nxjerrë jashtë afatit për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Cakolli në Tëvë1.

Sipas tij, nëse vendi mbetet pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri brenda këtyre afateve, opsioni i vetëm kushtetues mbetet shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

JU REKOMANDOJMË

Totaj: Kurti nuk i ka qëllimet e mira për Kosovën, në VV vendos vec një njeri

Totaj: Kurti nuk i ka qëllimet e mira për Kosovën, në VV vendos vec një njeri
22/03/2026 - 19:30

Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e pushtetit lokal me Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti....

Më shumëDetails

“Nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë”, Kurtit i rikthehet deklarata që zotohej për heqjen e xhipave qeveritarë

“Nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë”, Kurtit i rikthehet deklarata që zotohej për heqjen e xhipave qeveritarë
22/03/2026 - 18:59

Kryeministri Albin Kurti deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me çështjen e naftës. Në media është publikuar një foto të çmimit të naftës, që shkon...

Më shumëDetails

Uk Lushi: Gjermania dëshiron me çdo kusht dënimin e krerëve të UÇK-së

Uk Lushi: Gjermania dëshiron me çdo kusht dënimin e krerëve të UÇK-së
22/03/2026 - 18:15

Veterani i UÇK-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, dhe Gjermanias, duke i...

Më shumëDetails

Komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar

Komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar
22/03/2026 - 17:27

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur më shumë si Qumili, ka komentuar raportin e raportuar se ai e kishte rrahur motrën e tij. Duke folur për këtë në Canape...

Më shumëDetails

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?
22/03/2026 - 17:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një fotografi të çmimit të naftës në një pompë derivatesh, e cila ka arritur në 1,71 euro...

Më shumëDetails

Publicisti Lushi: Ambasadori gjerman dhe Gjermania i duan Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në burg

Publicisti Lushi: Ambasadori gjerman dhe Gjermania i duan Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në burg
22/03/2026 - 17:01

Publicisti Uk Lushi ka pretenduar se ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe shteti gjerman, i duan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në burg....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    486 Shpërndaje
    Shpërndaje 194 Tweet 122
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    381 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë