Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Propozimi për rritjen e çmimit të rrymës në përqindje dyshifrore

27/01/2026 - 20:13
në Lajme
A A
Propozimi për rritjen e çmimit të rrymës në përqindje dyshifrore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energji tashmë e ka në tavolinë aplikimin për rritje të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, bashkë me dokumentacionin për kostot dhe për të hyrat e lejuara maksimale.

Jo-zyrtarisht televizioni Dukagjini kuptoi se rritja e propozuar e çmimit të rrymës shkon në përqindje dyshifrore.

Sidoqoftë, këtë nuk e kanë konfirmuar e as mohuar as Zyra e Rregullatorit për Energji e as kompania për furnizim KESCO.

Në një përgjigje, Rregullatori njoftoi se e ka zgjatur afatin për aplikime për të hyrat e lejuara maksimale të operatorëve deri të mërkurën e 28 Janarit – por refuzoi të japë shifrat zyrtare pa u mbyllur kjo fazë.

“Sa i përket propozimit të Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU/KESCO) për të hyrat e lejuara maksimale, nivelin e kostove, të hyrave, si dhe propozimet për tarifat për vitin 2026, këto informacione do të jenë të disponueshme vetëm pas dorëzimit të aplikimeve dhe përfundimit të kontrollit fillestar administrativ nga ZRRE-ja”.

Me arsyetimin e njëjtë edhe KESCO-ja, kompani me detyrë të Furnizuesit të Shërbimit Universal, refuzoi të tregojë propozimin e saj.

“Siç e dini Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë afatin për aplikim deri më datë 28 Janar. Rrjedhimisht, procesi i aplikimit është akoma i hapur dhe ne do e respektojmë këtë proces, të udhëhequr nga Rregullatori”, kanë thënë nga KESCO.

Sido që të jetë aplikimet e të gjithë operatorëve përfshirë edhe KEDS-in, KOSTT-in, por edhe KEK-un, do të publikohen në kuadër të procesit të shqyrtimit tarifor.

Javën e kaluar, TV Dukagjini raportoi për tejkalim për afër 36 milionë euro të vlerës së parashikuar të importit të energjisë elektrike nga KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal, vitin e kaluar.

Një nga faktorët shtesë, që pritet të ketë ndikim në importin e lejuar për FSHU-në, rrjedhimisht në tarifa, edhe vitin tjetër, është planifikimi për ndalje të prodhimit për një pjesë të madhe të vitit 2026 në njësitë e termocentralit “Kosova B” me qëllim të kryerjes së investimeve.

ZRRE-ja do të marrë vendim për tarifa të energjisë elektrike para fundit të muajit Mars, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi nga 1 Prilli.

Nëse Rregullatori aprovon propozimin e KESCO-s, kjo do të ishte hera e katërt në pesë shqyrtimet e fundit që konsumatorëve do t’u rritej çmimi i rrymës

JU REKOMANDOJMË

Nexhmedin Spahiu për Kurtin dhe skandalin me dronët: Ai nuk është person që i pranon gabimet
Lajme

Nexhmedin Spahiu për Kurtin dhe skandalin me dronët: Ai nuk është person që i pranon gabimet

27/01/2026 - 22:57
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Çka përfaqëson opozita në Kosovë? Sejdiu thotë se këto parti s’kanë qëndrime të qarta

27/01/2026 - 22:37
Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
Lajme

Ndërron jetë nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes

27/01/2026 - 22:25
“Po shihet qe nuk osht në disponim t’mirë, ja ka nis edhe fitnesit”, Olluri: Rruga për me e hjekë qafe Osmanin bahet ma e vështirë
Lajme

“Po shihet qe nuk osht në disponim t’mirë, ja ka nis edhe fitnesit”, Olluri: Rruga për me e hjekë qafe Osmanin bahet ma e vështirë

27/01/2026 - 22:20
PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)
Kryesore

PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)

27/01/2026 - 21:51
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmiu në Gadime të Lipjanit
Lajme

S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmiu në Gadime të Lipjanit

27/01/2026 - 21:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)

    PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr dy vendime

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kosovë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë