Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagim i ashpër nga Peci: Nuk lejojmë që Skenderaj me vetëm 10% të aksioneve të na e zgedh Kryeshefin e “Unitetit”

30/01/2026 - 22:03
në Kryesore, Lajme
A A
Reagim i ashpër nga Peci: Nuk lejojmë që Skenderaj me vetëm 10% të aksioneve të na e zgedh Kryeshefin e “Unitetit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë një reagim publik në lidhje me konkursin e shpallur për kryeshef ekzekutiv të KRM “Uniteti” nga Bordi i kësaj ndërmarrje, duke thënë se nuk do të lejoj që Komuna e Skenderajt me vetëm 10% të aksioneve në kompani të zgjedh drejtuesin ekzekutiv të saj.

Ai është zotuar se do të ndërmerr veprime ligjore dhe administrative për të pamundësuar një përpjekje të tillë nga Komuna e Skenderajt që udhëhiqet nga kryetari Sami Lushtaku, raporton Veriu.info.

Ndryshe, sot Faton Peci përmes Komitetit për Politikë dhe Financa ka futur në rend dite për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Uniteti”, i cili pas formimit përmes përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit pritet të bëjë përpjekje të frenoj përzgjedhjen e kryeshefit të shpallur nga Bordi që është zgjedhur mandatin e kaluar qeverisës.

Postimi i Faton Peci:

Reagim publik!

Të dashur qytetarë,

  • Nuk lejojmë që Komuna e Skenderajt, me vetëm 10% të aksioneve në ndërmarrjen rajonale të pastrimit KRM “Uniteti” të na zgjedhë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv që do të përkujdeset për Mitrovicën.
  • Nuk mundet dhe është e turpshme përpjekja e Komunës së Vushtrrisë, e cila ka hequr dorë nga kjo ndërmarrje dhe ka krijuar kompaninë e re të saj komunale, të vendosë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv në ndërmarrjen komunale të Mitrovicës. Nuk i kanë besuar shërbimin, por dëshirojnë të na zgjedhin Kryeshefin.
  • Gjatë javëve/muajit që lamë pas, kemi adresuar çështjen e pastërtisë në qytet duke subvencionuar ndërmarrjen rajonale KRM “Uniteti”, për një qytet më të pastër.
  • Kjo ndërmarrje është në gjendje të mjerueshme financiare dhe menaxheriale dhe këtij mjerimi po i vjen fundi. Ndërsa përpjekja e bordit të vjetër është të mbajë gjallë këtë mjerim përmes imponimit ndaj aksionarit kryesor, që është Komuna e Mitrovicës me 61.4% të vlerës së aksioneve të ndërmarrjes, për zgjedhjen e një kryeshefi të ri.
  • JO, NUK DO TA LEJOJMË. Do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe administrative që një gjë e tillë të pamundësohet.

P.S Në foto po pasqyrojmë disa nga angazhimet tona për një qytet sa më të pastër.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë