Një moment jo fort i këndshëm televiziv është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “prime” të Big Brother VIP Kosova.
Situata ka ndodhur në një çast që zakonisht shënon kulmin e tensionit në format, atë të shpalljes së të eliminuarit.
Teksa moderatorja e programit, Jonida Vokshi, njoftoi se spektakli do të shkonte në publicitet dhe se pas rikthimit do të bëhej i ditur emri i banorit që do të largohej nga shtëpia, opinionistja Olta ndërhyri papritur me një koment që u konsiderua i papërshtatshëm.
Ajo u dëgjua të thotë: “Sa të kryejë Jonida nevojën”.













