Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në Kuvendin e LDK-së, ku të pranishëm ishin qindra delegatë të partisë, dorëheqja e Abdixhikut u refuzua nga pjesa dërrmuese.
163 delegatë ishin pro dorëheqjes së tij, teksa afro 200 votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut.
Kreu i LDK-së ofroi dorëheqjen e tij pas rezultatit jo të kënaqshëm të zgjedhjeve qendrore.













