Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Rrënjët e lirisë dhe themelet e shtetit i kemi te gjaku i derdhur i bijave e bijëve më të mirë të kombit

01/02/2026 - 15:12
në Lajme
A A
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Rrënjët e lirisë dhe themelet e shtetit i kemi te gjaku i derdhur i bijave e bijëve më të mirë të kombit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në kujtim të dëshmores së kombit Elfete Humolli, në 36-vjetorin e vrasjes së saj.

“Para 36-vjetëve kishte demonstrata anembanë Kosovës, jo vetëm nëpër qytete, por edhe nëpër fshatrat e Kosovës. Një natë më herët më 31 janar 1990, ka pasur demonstrata të fuqishme në Podujevë, e të nesërmen kanë vazhduar edhe në Lupç të Poshtëm. Fjalët e fundit që thuhet kanë dalë nga goja e Elfetes janë: “Ku është Mentori, a ka shpëtuar?”. Sepse si 16 vjeçare në demonstratë, ajo brengën më të madhe e kishte në atë vend, vëllaun e vet 13 vjeçar.” u shpreh Kurti në prononcimin për media pas homazheve.

Ai shtoi se Elfetja kishte dalë në demonstrata për Republikën e Kosovës, për mbrojtjen e popullit, kundër okupimit të Serbisë, e sikurse edhe shumë nxënës të tjerë ishte në ballë të qëndresës e të rezistencës, e cila i parapriu pastaj edhe kryengritjes së armatosur e luftës çlirimtare të bartur e udhëhequr nga UÇK-ja.

Vëllau i saj Mentori bie poashtu dëshmor në maj të vitit 1999-të, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Elfete dhe Mentor Humolli janë vëlla e motër, po janë edhe simbol i sakrificës, i flijimit, i njerëzve të këtij vendi, që me qëndrueshmërinë e tyre, ndodhen në rrënjët, në themelet e lirisë e të shtetit tonë, dhe të aspiratave tona për përparim shtetëror, por edhe kombëtar”, tha Kurti.

Kryetari i VV-së, vizitoi edhe familjen Humolli, ndërsa në librin e përkujtimeve shkroi:

“Motra pyet se ku është vëllau, se a ka shpëtuar ai. Këto janë fjalët e fundit të Elfete Humollit, dëshmore e kombit, e rënë heroikisht si nxënëse e shkollës së mesme ekonomike në demonstratë kundër okupimit të Serbisë në Lupç të Poshtëm me 1 shkurt 1990, kur ishte vetëm 16 vjeçare, për vëllaun e saj 13 vjeçar Mentorin, i cili bëhet dëshmor si luftëtar i UÇK-së më 21 maj 1999 në betejë me të njëjtën Serbi armike. Rrënjët e lirisë dhe themelet e shtetit i kemi te gjaku i derdhur i bijave e bijëve më të mirë të kombit. Lavdi!”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Nga akuzat e ashpra ndaj Kosovës te emailet me Epstein, zbulohet përfshirja e ish-sekretarit të KiE-së
Kryesore

Nga akuzat e ashpra ndaj Kosovës te emailet me Epstein, zbulohet përfshirja e ish-sekretarit të KiE-së

01/02/2026 - 17:47
Herë diell, herë shi, java e ardhshme me mot të ndryshueshëm
Lajme

Herë diell, herë shi, java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

01/02/2026 - 17:45
Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli
Lajme

Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli

01/02/2026 - 16:24
Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti
Kryesore

Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

01/02/2026 - 16:03
Maliqi: Oferta tallava të Kurtit ndaj Abdixhikut janë me riposhtëru, s’pres Qeveri
Kryesore

“LDK-ja s’po arrin të ndahet prej PDK-së, Kurti nuk mund të jetë gjatë në politikë duke e quajtur veten “babë“”

01/02/2026 - 15:53
Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator
Lajme

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

01/02/2026 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Spitali “Sante Plus” u mbyll nga inspektorati, por vazhdon të punoj ilegalisht midis Prishtinës – turku i shpallur në kërkim në Shqipëri sfidon shtetin e Kosovës

    Spitali “Sante Plus” u mbyll nga inspektorati, por vazhdon të punoj ilegalisht midis Prishtinës – turku i shpallur në kërkim në Shqipëri sfidon shtetin e Kosovës

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gazetari i gazetës prestigjioze gjermane “FAZ” me gjuhë të rëndë ndaj Presidentes Osmani, shkak Melania Trump

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjuajtjet në Vranjevc, grupi goditet me BMW

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë