Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Rrënjët e lirisë dhe themelet e shtetit i kemi te gjaku i derdhur i bijave e bijëve më të mirë të kombit

01/02/2026 - 15:12
në Lajme
A A
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Rrënjët e lirisë dhe themelet e shtetit i kemi te gjaku i derdhur i bijave e bijëve më të mirë të kombit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në kujtim të dëshmores së kombit Elfete Humolli, në 36-vjetorin e vrasjes së saj.

“Para 36-vjetëve kishte demonstrata anembanë Kosovës, jo vetëm nëpër qytete, por edhe nëpër fshatrat e Kosovës. Një natë më herët më 31 janar 1990, ka pasur demonstrata të fuqishme në Podujevë, e të nesërmen kanë vazhduar edhe në Lupç të Poshtëm. Fjalët e fundit që thuhet kanë dalë nga goja e Elfetes janë: “Ku është Mentori, a ka shpëtuar?”. Sepse si 16 vjeçare në demonstratë, ajo brengën më të madhe e kishte në atë vend, vëllaun e vet 13 vjeçar.” u shpreh Kurti në prononcimin për media pas homazheve.

Ai shtoi se Elfetja kishte dalë në demonstrata për Republikën e Kosovës, për mbrojtjen e popullit, kundër okupimit të Serbisë, e sikurse edhe shumë nxënës të tjerë ishte në ballë të qëndresës e të rezistencës, e cila i parapriu pastaj edhe kryengritjes së armatosur e luftës çlirimtare të bartur e udhëhequr nga UÇK-ja.

Vëllau i saj Mentori bie poashtu dëshmor në maj të vitit 1999-të, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Elfete dhe Mentor Humolli janë vëlla e motër, po janë edhe simbol i sakrificës, i flijimit, i njerëzve të këtij vendi, që me qëndrueshmërinë e tyre, ndodhen në rrënjët, në themelet e lirisë e të shtetit tonë, dhe të aspiratave tona për përparim shtetëror, por edhe kombëtar”, tha Kurti.

Kryetari i VV-së, vizitoi edhe familjen Humolli, ndërsa në librin e përkujtimeve shkroi:

“Motra pyet se ku është vëllau, se a ka shpëtuar ai. Këto janë fjalët e fundit të Elfete Humollit, dëshmore e kombit, e rënë heroikisht si nxënëse e shkollës së mesme ekonomike në demonstratë kundër okupimit të Serbisë në Lupç të Poshtëm me 1 shkurt 1990, kur ishte vetëm 16 vjeçare, për vëllaun e saj 13 vjeçar Mentorin, i cili bëhet dëshmor si luftëtar i UÇK-së më 21 maj 1999 në betejë me të njëjtën Serbi armike. Rrënjët e lirisë dhe themelet e shtetit i kemi te gjaku i derdhur i bijave e bijëve më të mirë të kombit. Lavdi!”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria ul me 20% akcizën e naftës dhe benzinës

Shqipëria ul me 20% akcizën e naftës dhe benzinës
03/04/2026 - 15:48

Qeveria e Shqipërisë të premten ka marrë vendim ta ulë me 20 për qind akcizën e naftës dhe benzinës në raste të caktuara, ka njoftuar ministri i Financave,...

Më shumëDetails

Dita 16: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po i mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, kompanitë Melii FARM, Meli Holding dhe Mishtore Meli

Dita 16: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po i mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, kompanitë Melii FARM, Meli Holding dhe Mishtore Meli
03/04/2026 - 15:46

Zyrtarët e institucioneve shtetërore janë të thirrur të mbrojnë interesin e publikut, respektivisht interesin e qytetarëve të Kosovës, nga taksat e të cilëve edhe paguhen. Mirëpo, jo gjithherë,...

Më shumëDetails

Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%, Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve

Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%, Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve
03/04/2026 - 15:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të derivateve, ka paralajmëruar...

Më shumëDetails

“Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

“Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente
03/04/2026 - 15:05

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar me emër një mërgimtar, i cili përdori gjuhë të tmerrshme ndaj Ramush Haradinajt. Postimi: Ky koment është një shpifje e ulët...

Më shumëDetails

Abdixhiku i drejtohet qeverisë me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro

Abdixhiku i drejtohet qeverisë me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
03/04/2026 - 14:54

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot në seancën e jashtëzakonshme foli për rritjen e çmimit të naftës dhe prezantimin e rezolutës së kësaj partie për uljen e çmimit,...

Më shumëDetails

Vitia i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve farmaceutikë u bënë në kohën e LDK-së

Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur
03/04/2026 - 14:11

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së. Ai, iu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • A i është dhënë pushka në luftë Albin Kurtit? Kështu përgjigjet Sylejman Selimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë