Në media u rapottua se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur të njëjta tarifat NEMO duke u kuptuar në publik sikur të kishte refuzuar kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës.
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, tha se këto dy gjëra nuk ndërlidhen dhe se çështja e kërkesës së KESCO-s është më vete.
Postimi i plotë:
Për të shmangur keqkuptimet:
ZRRE nuk ka lejuar rritje të tarifave për NEMO e që ka të bëj me operatorin e nominuar për tregti të energji elektrike.
Ky vendim nuk ka të bëj me tarifat tona si konsumatorë të KESCO-së.
Dmth për ne ende nuk është marr vendimi të paktën zyrtarisht deri në këtë moment.













