Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faza finale: Javën tjetër nisin fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj krerëve të UÇK’së

03/02/2026 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykimi i nisur në prill të 2023 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit tashmë ka arritur në fazën e fundit. Nga e hëna tjetër, e deri në mesin e shkurtit, palët do të nisin me fjalët e fundit në këtë proces, para se trupi gjykues të shpallë vendimit për këtë rast, që është më i madhi në Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë.

Të parët, do të nisin Prokuroria që ka në dispozicion 8 orë, më pas mbrojtja e viktimave 3 orë, duke vazhduar me ekipet mbrojtëse të të akuzuarve nga 4 orë e gjysmë. Në fund, edhe vet ish-krerët e UÇK-së është paraparë të flasin nëse duan, secili i akuzuar nga 20 minuta.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi thotë se kjo është fazë e rëndësishme, meqë bëhet elaborim i provave që janë administruar në proces.

“Shpresojmë që duke u nisur nga provat që i ka ofruar mbrojtja e liderëve tanë në Hagë sic kanë qenë prova të dëshmitarëve tepër kredibil të dëshmitarëve që janë me ndikim në nivel botëror sic janë Ëesly Clark, James Rubin, që kanë pas një përgjegjësi të lartë në shtetet e tyre të vijnë dhe të dëshmojnë në pafajësinë e liderëve tanë shpresojmë dhe dëshirojmë që të ndodhë më e mira, që gjykata të merr aktgjykim lirues mirëpo prap mandati është i tyre do vendosin”, tha avokatja për Dukagjinin.

Ndërkohë, Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare shpreson që trupi gjykues të mos marr shumë kohë deri në marrjen e vendimit.

“Kjo është faza e fundit e shqyrtimit kryesor pasi të përfundojnë fjalët përfundimtare trupi gjykues ka afatet ligjore për shpalljen e aktgjykimit, ato afate janë që brenda 3 muajve të shpallet aktgjykimi dhe në rastet kur trupo gjykues i nevojitet kohë në rastet vuliminoze mundet me kerku plus 2 muaj shtesë, pra që nga përfundimi i fjalëve përfundimtare prej 1 muaj deri në 5 muaj mund të pritet shpallja e aktgjykimit në këtë rast”, tha Amer Aliaj.

Në Dhomat e Specializuara për Kosovën, kanë thënë se përgatitjet për deklaratat përmbyllëse janë në vijim dhe se orari për palët mund të ndryshojë nëse ndonjëra palë ka nevojë për më pak ose më shumë kohë se sa është e parashikuar.

Ish-krerët e UÇK-së, nga viti 2020 janë nën masën e paraburgimit, për akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë