Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Turshi shqiptare? Gaboheni, në 10 muaj u importuan mbi 13,6 mijë tonë, dhjetra kontenier edhe nga Kina, Turqia apo pa origjinë të saktësuar

03/02/2026 - 15:50
në Lajme, Ndryshe
A A
Turshi shqiptare? Gaboheni, në 10 muaj u importuan mbi 13,6 mijë tonë, dhjetra kontenier edhe nga Kina, Turqia apo pa origjinë të saktësuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Teksa shohim tregjet e hapura por edhe raftet e marketeve te mbushura me turshi, pa etiketa, por edhe me etiketa „Made in Albania”, të gjithë mendojmë se këto janë prodhime vendi. Fatkeqësisht, 90 apo 95 për qind e tyre janë të importuara. Ndërkohë që flasim për rritjen të standardeve të sigurisë ushqimore, por edhe zhvillim të agropërpunimit në Shqipëri, ky i fundit duket qartë që është në faza fillestare. Madje, nuk është në gjëndje të prodhojë as turshi, përveç ripaketimit. Nga të dhënat e siguruara nga Qendra ALERT, duket qartë që kompanitë që mund të prodhojnë realisht turshi në Shqipëri janë minimumin e mundshëm dhe ato që ne hasim në blerjet e përditshme, apo edhe në restorante, janë të importuara. Madje, edhe nga Kina, India, Turqia…

Pak kohë më parë, nisur nga rastet në RASFF të problemeve me turshitë, Qendra ALERT i dërgoi Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për sasitë e importit të tyre në vendin tonë dhe origjinën e tyre nga 1 janari deri me 31 tetor 2025. Dhe, shifrat e mbërritura nga Doganat janë të frikshme. Sipas statistikave zyrtare në përgjigje të e-mailit, Shqipëria ka importuar në 10 muaj të këtij viti, 13,627,049 kilogramë turshi, sipas Kodeve të Nomeklaturës së Doganave për vitin 2025, 2001, 2002, 2004, 2004. Pra, mbi 13 mijë e 600 tonë turshi të importuara në vendin tonë, të cilat lirshëm mund të gjenden sot në restorante dhe në shërbimet e gastronomisë, si dhe në markete, të ripaketuara apo rietiketuara nga kompanitë shqiptare si prodhime të tyre e ku në një asnjë vend nuk shënohet vendi i origjinës.

Në listën shumëfaqeshe që dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importin e turshive, bien në sy dhe ngarkesat e ardhura nga Kina, me dhjetra ngarkesa, po ashtu nga Turqia e vend tjera të BE dhe jasbtë BE. Ndërkohë, ne i kishim kërkuar Doganave që, përveç shtetit nga është importuar produkti turshi, të saktësohet dhe origjina e tij. Kjo, pasi, nëse një ngarkesë është importuar nga Italia, Kosova, apo diku tjetër, jodetyrimisht ato janë të prodhuara në atë vend. Në këtë mënyrë, në tabelat e doganave, përbri shtetit nga janë importuar turshitë, gjendet fjala SHUMË, që do të thotë se, produkti i importuar nga ai shtet, ka origjinë nga vende/shtete të tjera. Për shembull, nëse pas IT, XS (Kosova), Maqedonia e Veriut etj gjendet fjala SHUMË, do të thotë që turshitë e kanë origjinën nga shumë shtete të tjera.

tjera.

Megjithëse konsiderohen si produkt me risk të ulët, turshitë, si çdo produkt ushqimore mund të shfaqin problematikat e tyre të sigurisë për konsumatorët.

Dy raste të fundit kanë të bëjë me probleme të shfaqura në turshi “Made in Kosova” të eksportuara në Slloveni, me prani të Chlorpyrifos, në nëntor. Ndërkohë, në muajin tetor, në kastraveca turshi të importuara nga India, u gjet prani e paracetamolit nga autoritetet e Sllovenisë.

Ndërsa nëse shohim faqen e RASFF për probleme të shfaqura nga turshitë, ka njoftime për përbërës të papërshtatshëm në turshi nga Spanja, shtesa të paautorizuara (Tartrazine E102) në turshi nga SHBA, sulfit dhe mustardë në turshi të tjera, apo dhe alergjen i padeklaruar në turshi të përziera nga Turqia.

Raste të tilla tregojnë se, edhe turshitë paraqesin risik për konsumatorët, por mbi të gjitha, ata duhet të dinë që, nëse po blejnë një produkt “Made in Albania”, vetëm etiketa mund të jetë e disenjuar dhe printuar në Shqipëri, ndërsa produkti brenda është nga India, Kina, Turqia, Italia, Danimarka, Lituania, Spanja, Kosiova apo Maqedonia. Aq më keq, kur produkti është nga SHUME vende të ndryshme dhe i grumbulluar në një kavanoz, kovë, apo pjatë.

Industria e prodhimit të turshive në vedin tonë nje shumë pak prodhues që edhe lëndën e parë e kanë shqiptare, të kontrolluar në të gjithë zinxhirit, që nga ara/sera e deri në produktin final. Pjesa tjetër duket qartë që është me turshi importi, madje deri në Kinë.

Njëherësh, institucionet e garantimit të sigurisë ushqimore duket të kenë në vëmendje edhe këtë sektor, i cili ështu si të tjerët paraqet risk, duke marrë më shumë mostra në import dhe markete për t’i analizuar.

JU REKOMANDOJMË

Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale

Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale
19/09/2026 - 09:43

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, tha se Trupi Gjykues vendosi që një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në...

Më shumëDetails

Ish-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, Specialja ka dhënë verdikt politik

Ish-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, Specialja ka dhënë verdikt politik
19/09/2026 - 09:36

Ish-ushtari i UÇK-së dhe investitori shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar ndaj procesit dhe vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në “Edicionin Special” të...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë
19/09/2026 - 09:19

Altin Krasniqi tha se Jakup Krasniqi, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai e cilësoi...

Më shumëDetails

“Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

“Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën
18/09/2026 - 23:23

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur...

Më shumëDetails

“Tradhtare e kombit”, Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë

“Tradhtare e kombit”, Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë
18/09/2026 - 22:54

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur...

Më shumëDetails

Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)
18/09/2026 - 22:43

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite burgim. Edhe sonte, të pranishëm janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë