Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka njoftuar opinionin publik se, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, është marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës.
Sipas Plakollit, emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga kryetari Faton Peci, duke qenë në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake, si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë.
Ai ka sqaruar se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë.












