Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë prezantimit të punës vjetore të Policisë Rajonale të Prishtinës, ka folur edhe për dukurinë e fajdeve,.
Ai bëri të ditur se lidhur me këtë fenomen në vend është krijuar një task-forcë e veçantë. Sipas rezultateve të deritanishme, Hoxha tha se janë zbuluar tri forma të fajdeve që po praktikohen në Kosovë.
Ndër to, ai përmendi edhe pronarët e salloneve të veturave, për të cilët tha se janë duke u hetuar për përfshirje në fajde.
“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde.” ka thënë Hoxha./Insajderi













