Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Del aktgjykimi i plotë: Zgjedhja e Rashiq jokushtetuese, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve

04/02/2026 - 16:56
në Lajme
A A
Del aktgjykimi i plotë: Zgjedhja e Rashiq jokushtetuese, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë për rastin e ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Kushtetuesja me shumicë votash ka konsideruar se ky vendim i datës 10 tetor 2025 është në kundërshtim me paragrafin 4 të Nenit 67 për Zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve dhe gjithashtu në kundërshtim me nënpargarfin 1 të paragrafit 6 dhe nënparagrafin 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kushtetuesja në vendimin e plotë të saj ka listuar të gjitha veprimet e ndërmarra në Kuvendin e Republikës së Kosovës kur është zgjedhur Nenad Rashiq nënkryetar. Sipas Gjykatës, vendosja në funksion e mekanizmit të shortit ndodh vetëm në momentin kur refuzohet propozimi i një emri për nënkryetar.

Kushtetuesja thekson se Rashiq s’është propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb dhe nuk ka pasur refuzim nga ana e deputetëve të Listës Serbe për të shfrytëzuar këtë të drejtë

“Për pasojë, Gjykata vlerëson se zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit (i) nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe (ii) nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radha e komunitetit Serb”, thuhet në vendim.

Gjykata tutje sqaron se sa i përket rastit konkret, përfaqësuesi i komunitetit serb në mënyrë verbale dhe me shkrim kishte paraqitur 9 kandidaturat për nënkryetar nga radhët e Listës Serbe dhe se të njëjtit kishin marrë pjesë në votim edhe kur ishte hedhur kandidatura e Nenad Rashiq. Me këtë sipas Kushtetueses s’janë plotësuar kushtet për aktivizimin e procedurës së shortit.

“Në rrethanat e rastit konkret, përfaqësuesi i shumicës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, ashtu siç është theksuar edhe më lart, kishte propozuar me shkrim dhe verbalisht 9 (nëntë) kandidatët nga radha e deputetëve të kësaj shumice sipas procedurës së përcaktuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të njëjtit morën pjesë në votimet e zhvilluara më 10 tetor 2025, përfshirë votimin kundër deputetit Nenad Rašić, për çka edhe Gjykata ka ardhur në konkluzionin se nuk janë plotësuar kushtet për aktivizimin e mekanizmit debllokues të procedurës së shortit, të përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit”, thuhet në vendimin e plotë.

Gjykata Kushtetuese rikujton faktin se propozimi i kandidatit për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb duhet të bëhet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Gjithashtu thekson rëndësinë e veçantë që ka përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës dhe në Kryesi, e të cilat s’kanë numrin e nevojshëm të votave për të zgjedhur pa përkrahjen e deputetëve të tjerë e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit.

“Gjykata rithekson se bazuar (i) në parimin e bashkëpunimit me mirëbesim; (ii) në respekt të së drejtës për propozim që i takon shumicës së deputetëve nga komuniteti Serb/shumicës së deputetëve të komuniteteve tjera që nuk janë shumicë për të propozuar nënkryetarët, u takon deputetëve që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët të Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit, dhe të bëjnë Kuvendin funksional. Dhe kjo, në parim, bëhet bazuar në propozimet e shumicës së deputetëve që propozojnë kandidatët për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë. Përkatësisht, e drejta e shumicës për propozimin e kandidatit për nënkryetar nga komunitetet që nuk janë shumicë, e përcaktuar dhe e garantuar me Kushtetutë, duhet të respektohet nga të gjithë deputetët dhe të realizohet përmes bashkëpunimit në mirëbesim, ku deputetët, në ushtrimin e funksioneve të tyre, veprojnë në interesin më të mirë të shtetit. Për më tepër, Gjykata rithekson se kjo ka rëndësi të veçantë për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend dhe në Kryesinë e Kuvendit, të cilat nuk kanë numrin e nevojshëm të votave për të zgjedhur, pa mbështetjen e deputetëve të tjerë, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit”, thuhet tutje në vendim.

Gjykata Kushtetuese konsideron thelbësore që të respektohen procedurat dhe procesi i konstituimit të Kuvendit siç përcaktohen me Kushtetutë dhe siç janë të saktësuara me Rregulloren e Kuvendit, përfshirë edhe aspektin përmbajtës or të përfaqësimit të komuniteteve joshumicë.

“Të dyja këto duhet të zbatohen dhe jetësohen në përputhje me dispozitat dhe garancitë kushtetuese, duke i dhënë kuptim vlerave kushtetuese të qeverisjes demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe respektimit të parimit të barazisë para ligjit, përmes përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim dhe në kuptim të kërkesave të paragrafit 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, Gjykata rithekson se është përgjegjësi e shumicës që të sigurojë përfaqësim efektiv të komuniteteve që nuk janë shumicë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në Kryesinë e Kuvendit. Njëkohësisht, Gjykata rikujton se është përgjegjësi e komuniteteve që nuk janë shumicë, që në realizimin e të drejtave kushtetuese, të sillen në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës”, thekson Kushtetuesja.

Në pikën 146 të vendimit, Kushtetuesja thekson se mekanizmat e debllokimit mund të vihen në shprehje në rrethana përjashtimore dhe për qëllimit për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit, marrë parasysh afatet kohore të përcaktuara me Kushtetutë, përfshirë afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

.”Kjo sepse, në parim, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetët që gëzojnë të drejtën e propozimit, në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit ndërmjet deputetëve, duhet të synojnë arritjen e konsensusit, të sigurojnë votat e nevojshme dhe të rezultojnë në zgjedhjen e kandidatëve ashtu siç janë propozuar dhe sikurse përcaktohet në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës”, thuhet në këtë pikë.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu rikujton se Kuvendi konsiderohet i konstituuar kur zgjedhen të gjithë nënkryetarët.

“Lidhur me këtë, Gjykata përmes praktikës gjyqësore ka theksuar se hapi i parë në formimin e institucioneve kushtetuese pas zgjedhjeve, sikurse është përcaktuar në Kushtetutë, përkatësisht pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, është konstituimi i Kuvendit, i cili bazuar në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës, duhet të përmbushet me sukses brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit/es sipas paragrafit 2 të nenit 67 dhe nënkryetarëve sipas paragrafëve 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës (shih aktgjykimet e Gjykatës në rastet KO124/25, cituar më lart, paragrafi 93; KO193/25 dhe KO196/25, cituar më lart, paragrafi 97; si dhe KO265/25, cituar më lart, paragrafi 104). 25 105. Rrjedhimisht, Gjykata kishte konstatuar në Aktgjykimin e saj në rastin KO265/25, që konstituimi i Kuvendit përfundon pasi që të përfundojë zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, përfshirë nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor, të përcaktuar në Kushtetutë dhe konfirmuar në aktgjykimet e Gjykatës (shih, mutatis mutandis, dispozitivin e Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KO265/25)”.

AKTGJYKIMI I PLOTË

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë