Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Zhabar të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Veriu.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini”.
“Sonte rreth orës 18:25, në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Zahiti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarit.














