Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra Ndërlidhëse në Kosovë, ‘çerdhe’ për agjentët rusë – cili është rreziku?

10/08/2022 - 08:38
në Lajme
A A
Zyra Ndërlidhëse në Kosovë, ‘çerdhe’ për agjentët rusë – cili është rreziku?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agresioni rus në Ukrainë vazhdon të jetë kryetema e politikës botërore. Megjithatë, edhe Kosova jo rrallë herë ka qenë cak i zyrtarëve rusë me të kaluar të dyshimtë. Njëjtë ndodhi së fundmi, kur pak ditë pas tensioneve në veri, u arrestua gazetarja ruse Daria Aslamova. Kjo e fundit u shpall person i padëshiruar në Kosovë.

Rusia vazhdon të ketë ndikim në vendin tonë në forma të ndryshme. Madje, edhe përmes Zyrës së saj Ndërlidhëse në Kosovë, e cila gjindet në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Kjo zyrë u bë funksionale, në mënyrë ceremoniale, ku i pranishëm ishte hiq më pak se Ministri i Jashtëm i asaj kohe dhe i tanishëm rus, Sergej Lavrov. Së bashku me rusin Lavrov në inaugurimin e kësaj zyre, morën pjesë edhe ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, si dhe kryeadministratori i atëhershëm Soren Jessen-Petersen. Ndodhi kjo në vitin 2005.

Që nga ajo kohë, të paktën publikisht, asnjë zyrtarë i shtetit të Kosovës, nuk ka shkelur në këto zyre.

Raporti i fundit që institucionet e Republikës së Kosovës e kanë pasur me këtë zyrë, ka qenë shpallja përsona të padëshiruesëm për dy zyrtarë të kësaj zyre.

Ky vendim u mor nga Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës, pas kërkesës nga presidentja Vjosa Osmani në tetor të vitit të kaluar.

Në arsyetimin e këtij vendimi u tha se personat në fjalë që punonin në Zyrën Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, me aktivitetet e tyre cenonin sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohë i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhej njoftimin e presidentes Osmani. Sipas presidentes Osmani, “institucionet e vendit janë të vendosura në luftën kundër ndikimit qëllimkeq të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon”, të cilët, sipas saj, “synojnë rrënimin e arritjeve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara, NATO-s, dhe Bashkimit Evropian”.

Derë e hapur për agjentët rusë?

Agjentët rusë me të kaluar të dyshimtë që shpesh janë kapuar në Kosovë, janë vlerësuar se mund të kenë ndërlidhje me këtë zyrë që është në kryeqytet.

Njohësi i Sigurisë, Drizan Shala i ka thënë gazetës Nacionale se aktiviteti konkret i kësaj zyre është mjaft i paqartë, por se tendencat për të destabilizuar Kosovën me anë të saj, janë evidente.

“Aktiviteti i kësaj zyre është jo shumë i njohur për publikun ngase dihet se rreth kësaj zyre nuk kemi ndonje raport zyrtar të angazhimit të tyre, por vetem dihet që tenton që në çdo mundësi të interferojë në punet e brendshem të Kosovës. Fakti që ka një status diplomatik mbi bazen e OKB-se , kjo e pa mundëson që organet e sigurisë të hynë brenda kesaj zyre dhe të kërkohet zbardhja e çdo aktiviteti të tyre që potencialisht janë në kundërshtim më sigurinë nacionalë të vendit”, shprehet Shala.

Shala ka shpjeguar edhe faktin se personat që punojnë në këtë zyrë gëzojnë imunitet e të drejta të tjera, të cilat derivojnë nga Organizata e Kombëve të Bashkuara.

“Personeli në këtë zyre e gezojnë imunitet diplomatik. Veprimet që mund të marrin institucionet tona të sigurisë janë veprime të cilat i drejtohen personelit të kesaj zyre. Nëse e cenojnë sigurin nacionale të vendit ata mund të shpallen persona non grata”

“Përndryshe kjo zyrë nuk i raporton dhe nuk ka ndonje bashkepunim me nivelin qendror të Kosovës por vetem me komunat serbe, duke tentuar që të influencojë Politiken e tyre në nivel lokal përmes programeve apo ndihmave të ndryshme në dem të influencimit dhe shtrirjes se autoriteti të Kosovës në keto komuna”, thotë eksperti Shala.

“Ndikimi rus në Kosovë nën hijet e mitit dhe realitetit”

Ky është titulli i një studimi të Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë vë në pah tendencën e ndikimit rus në Kosovë, si dhe nxjerrë rekomandime se si mund të evitohet ai.

“Në Kosovë, Rusia përballet me një popull me dashuri të pashoqe për Shtetet e Bashkuara dhe kulturën perëndimore dhe Kosova është shtet me aspirata të palëkundura për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO”, Thuhet në fillim të këtij studimi.

“Ndikimi rus në vend nuk duhet të konsiderohet si objektiv vetëm i Kosovës, por si i tillë duhet të jetë i një rëndësie të veçant për SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe të tjerët. Shtetet perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare duhet të çojnë në pengimin e ndikimit rus në Kosovë pasi Rusia synon minimizimin e ndikimit të SHBA-së, të pengojë zgjerimi e NATO-s dhe BE-së në rajon”, thuhet tutje në raport.

Raporti gjithashtu jep rekomandime për qeveritë e Kosovës se cila është mënyra më e përshtatshme për ta minimizuar këtë ndikim në Kosovë.

“Qeveria nuk mund dhe nuk duhet të luftojë ndikimin rus (ose atë të vende të tjera armiqësore) vetëm. Ajo duhet të përfshijë akademinë, shoqërinë civile dhe grupet e tjera të mendimit në këtë përpjekje. Qeveria nuk do të jetë efektive nëse do të trajtojë çdo akt të ndikimit armiqësor si sekret qeveritar. Duhet të adoptojë të njëjtën qasje si ajo e vendeve të tjera të Evropës dhe të zbulojnë aktivitetet e ndikimit rus në raportet vjetore publike”

“Agjensitë e ndryshme të Kosovës duhet të forcojnë marëdhëniet me vendet e tjera të Evropës, sidomos në fushën e pengimit të luftës hibride ruse, të mësojnë nga praktikat e tyra më të mira në ruajtjen e ndikimit rus në një distancë”, thuhet tutje në rekomandimet qe jep raporti

Gazeta Nacionale, ka tentuar të marë përgjigje nga Zyra Ndërlidhëse Ruse në Kosovë, me qëllim informimin e publikut për aktivitetet e tyre, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigjje.

Gjithashtu Nacionale ka tentuar të marë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, për rolin e institucioneve të Kosovës në lidhje me ndikimet që kjo zyrë mund të ketë në destabilizimin e vendit, por as nga ministria nuk kemi pranuar përgjigjje.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë