Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grushti në qendër të Prishtinës, Prokuroria nuk ka pranuar nga Policia kallëzimin penal për sulmin fizik ndaj Havollit

14/02/2026 - 02:22
në Lajme
A A
Grushti në qendër të Prishtinës, Prokuroria nuk ka pranuar nga Policia kallëzimin penal për sulmin fizik ndaj Havollit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori të Shtetit në lidhje me sulmin fizik të biznesmenit Valon Ademi ndaj ish-drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli.  

Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një deklaratë të shkurtër për gazetën online Reporteri.net, tek pas disa insistimeve të mediumit për të marrë konfirmim nga Prokuroria e Shtetit për rastin.

“Ju njoftojmë se sa i përket rastit në fjalë deri më tani Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka pranuar ende kallëzimin penal nga Policia e Kosovës”, thuhët në përgjigjen e Prokurorisë.

Rasti në fjalë kishte ndodhur para dy javësh, në një lokal në qendër të Prishtinës.

Për dallim prej Prokurorisë, nga Policia e Kosovës, pak ditë pas grushtit të pronarit të “2A Group SHPK” – një kompani e njohur në fushën e prokurimit publik dhe tenderëve të shtetit – ndaj ish-drejtorit komunal të Prishtinës, kishin deklaruar se kishin hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”, dhe se veprimet pasuese po ndërmerreshin në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Rasti është raportuar në polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”. Të gjitha veprimet e radhës do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, kishte dekluar Policia e Kosovës për Reporteri.net, më 3 shkurt 2026.

Veç Policisë e Prokurorisë, për sulmin fizik ka reaguar edhe vetë Havolli, i cili në një prononcim të shkruar për Reporteri.net ka thënë se “njëherë” s’ka çka “me deklaru asgjë për këtë çështje në media“.

Incidenti mes Ademit dhe Havollit kishte ndodhur pas një përplasje verbale mes dyshes të cilët po qëndronin në të njëjtin lokal në Prishtinë, teksa sulmi me grusht i biznesmenit ndaj ish-drejtorit komunal u krye kur ky i fundit ishte nisur për t’u larguar nga lokali. Lajmi për rrahjen, fillimisht u raportua nga mediat në Tiranë, të shtunën, një ditë pas rastit.

Emri i biznesmenit Valon Ademi është përmendur me të madhe muajve të fundit në Shqipëri për shkak se u lidh me disa investime të përfolura rreth Aeroportit të Vlorës, duke e vënë në qendër të një skandali të bujshëm atje.

Biznesmeni Ademi, deri në korrik të vitit 2019, kishte qenë Konsull i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjilan, me vendim të Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Privilegjet diplomatike atij ia kishte ndërprerë ish-ministri Gent Cakaj, në një kohë kur biznesmeni kosovar përflitej në Shqipëri për akuza të falsifikimit të dokumenteve për një tender milionësh në Bashkinë e Kavajës.

Nga ana tjetër, Sokol Havolli që aktualisht është asamblist i zgjedhur në Komunën e Prishtinës, më herët ka qenë edhe zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Drejtor i ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka qenë kandidat për deputet nga LDK, por që nuk ka arritur të sigurojë votat për një ulëse në Kuvend./Veriu.info

Tags: Sokol HavolliValon Ademi

JU REKOMANDOJMË

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
01/11/2026 - 00:22

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara - themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për...

Më shumëDetails

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
31/10/2026 - 21:54

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë