Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se do të nis hetimet për licensat e gurthyesve.
“Nga nesër do nis punën edhe Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri edhe Inovacion.
Krahas Ndërmarrjeve Publike ku hyn si produkt edhe energjia elektrike , do analizoj edhe problemin e licencave për gurthyes.
Është ankesa më e shpeshtë që kam pranuar mas problemeve me Energji Elektrike.
Plus kësaj, çfarë është me shumë rëndësi, gjendja na ka bërë të rritet importi i produkteve përcjellëse prej Serbisë edhe nuk ka nevojë nëse problemi është mungesë licencimi.
Sido që të jetë gjendja do shoh anën ligjore, ekzekutive krahas ankesave nga Odat/bizneset për të ardhur në përfundime konkrete” shkruan Ymeri në njoftim.












