Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës. Veriu.info ka siguruar një aktakuzë të ngritur më 11 dhjetor 2025 nga Rasim Maloku, prokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj kundër të pandehurve Gëzim Sinani, Salih Sinani, Ibrahim Gërbeshi dhe Dardan Rama.

Edhe pse ka të bëjë me vepra të rënda penale si fajde, armëmbajtje pa leje e mashtrim, prokurori Rasim Maloku ka pranuar të hyj në marrëveshje për pranim të fajësisë me këta persona, gjë që ju mundëson atyre dënime me të lehta.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për Veriu.ino se e kanë pranuar aktakuzën, duke bërë të ditur se për të akoma nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar dhe nuk ka akoma konfirmim të aktakuzës.
Në aktakuzën që e posedon Veriu.info, vëllezërit Gëzim Sinani e Salih Sinani akuzohen për dhënie të fajdes, Dardan Rama (Pestova) ndihmë në dhënie të fajdes dhe Ibrahim Gërbeshi akuzohet për mashtrim.
Aktakuza për Gëzim Sinani
Në aktakuzën që e posedon Veriu.info, Gëzin Sinani akuzohet se në bashkëkryerje me Shefik Rexhepi – pronar i kompanisë “Euro-Ab” dhe Bashkim Osmani – pronar i kompanisë së lëngjeve “Dona Laberion” i kanë dhënë para me fajde biznesmenit Abdurrahim Hasani për një objekt ndërtimor.
Sipas aktakuzës, Gëzim Sinani i ka siguruar 700 mijë euro para me fajde nga Bashkim Osmani dhe Shefik Rexhepi për t’ia dhënë me kamatë mujore prej 10% biznesmenit Abdurrahim Hasani – pronar i kompanisë “Bashkimi Projekt”. Pra, për këtë shumë të marrë me fajde, biznesmeni Abdurrahim Hasani është dashur të paguaj kamatë mujore prej 70 mijë euro.


Pronari i kompanisë “Bashkimi Projekt”, Abdurrahim Hasani është dashur të marrë nga Gëzim Sinani edhe material ndërimor (armaturë) në vlerë prej 230 mijë euro me fajde, ku vlera totale e borxhit kishte arritur në 980 mijë euro, për të cilat për pesë (5) muaj ka paguar në emër të fajdes nga 98 mijë euro. Biznesmeni ka paguar gjithësejt 1 milion e 10 mijë euro vetëm për fajde, ndërsa borxhi prej 920 mijë euro ka mbetur i pa kthyer.
Tutje, aktakuza e prokurorisë e ngarkon Gëzim Sinanin edhe me një veprër penale tjetër të fajdes, pasi që ai nga viti 2020 deri më 2022 në bashkëkryerje me Shefik Rexhepi – pronar i kompanisë “Euro Ab” i kanë dhënë para me fajde biznesmenit Xhevdet Shala – pronari i objektit hotelier “Golden”.
Vëllezërit Gëzim dhe Salih Sinani të dyshuar për fajde, në fotografi me Agim Veliun e LDK-së
Në aktakuzë thuhet që Gëzim Sinani ka siguruar armaturë në vlerë prej 500 mijë euro nga Shefik Rexhepi me fajde prej 2 mijë për kamion dhe 10 cent më shtrenjtë për kilogram, të cilën e kanë shitur dhe me këto para i dëmtuari Xhevdet Shala ka paguar fajde te personat e tretë. Si rezultat i këtyre veprimeve të inkriminuara si vepër penale e fajdes, boxhi i Xhevdet Shalës ndaj Shefik Rexhepit është rritur në 1 milion euro për shkak të kamatave të fajdes.
I gjendur përball kësaj situate, Xhevdet Shala është detyruar të marrë kredi në bankë dhe paratë e kredisë i ka transferuar në llogarinë e kompanisë së betonit “Ima” Sh.P.K. që është pronë faktike e Gëzim Sinanit.
Gjatë kësaj periudhe të pandemisë Gëzim Sinani nuk ishte ndalur me kaq, pasi që ai nga viti 2020 deri në vitin 2021 në bashkëkryerje me të pandehurin Bashkim Osmani – pronar i kompanisë së lëngjeve “Dona Laberion” i kanë dhënë para me fajde biznesmenit N.B., kompania e të cilit gjendej në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.
Gëzim Sinani kishte marrë 200 mijë euro nga Bashkim Osmani, të cilat ia kishte dhënë si fajde biznesmenit N.B. me kamatë mujore prej 12 mijë euro. Në pamundësi që t’i paguaj shumat e parave në emër të fajdes, i dëmtuari N.B. është detyruar të marrë edhe 200 mijë euro si material ndërtimore me fajde, ku borxhi total kishte arritur në 943 mijë euro.
Aktuakuza e prokurorit Rasim Maloku, tregon që i dëmtuari N.B. është detyruar të marrë kredi bankare në vlerë prej 700 mijë euro, të cilat ia ka dhënë Gëzim Sinani dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro, duke pësuar dëm pasuror prej 185 mijë euro.
Bashkëpunimi i Gëzim Sinani dhe Bashkim Osmani në dhënie të fajdeve kishte vazhduar me B.G. – pronarin e kompanisë “B….”, të cilit i kishin dhënë fajde në dy raste, fillimisht 80 mijë euro e më pas edhe 63 500 euro të tjera.
Gëzim Sinani ishte përfshirë edhe një rast tjetër të fajdes, pasi që të njëjtit në vitin 2020 i kishin dhënë Xhevdet Shalës me fajde armaturë në vlerë prej 500 mijë euro më kamatë mujore prej 2 mijë e 500 për kamion, ku i dëmtuari në pamundësi për ta paguar kamatën detyrohet të merr para me fajde nga Salih Sinani në vlerë prej 20 mijë euro me kamatë javore prej 2 mijë euro. Më pas Gëzim Sinani i jep edhe 50 mijë euro me fajde Xhevdet Shalës, ku i dëmtuari i paguan 10 mijë euro për dy javë për këto para.
Për shkak të këtyre rrethanave të krijuara që i pamundësuan pagesën e borxheve, Xhevdet Shala detyrohet të marrë vetura të shtrenjta nga auto sallonet, të cilat detyrohet t’i shet me çmime shumë të ulëta për t’i paguar borxhet dhe fajdet më kamata shumë të larta. I dëmtuari kishte marrë edhe 150 mijë euro para me fajde nga Gëzim Sinani me kamatë kthimi prej 15 mijë euro në muaj, ku më pas detyrohet të marrë kredi bankare prej 400 mijë euro me të cilat ka paguar borxhet dhe kamatat nga Gëzim Sinanit dhe Salih Sinanit, ku prapë borxi i ka mbetur rreth 657 mijë euro. Më pas Gëzim Sinani e ka detyruar Xhevdet Shalën të vendos si hipotekë një pasuri të paluajtshme në Fushë Kosovë dhe të marrë një kredi në “NLB Bank” në shumë prej 700 mijë euro.
Aktakuza për Salih Sinani
Gjysma e volumit të aktakuzës fokusohet te të bëmat e Gëzim Sinanit, me të vazhduar më pas me të pandehurin tjetër, vëllaun e tij, Salih Sinani, i cili akuzohet se në bashkëkryerje me Bahri Abazin i kanë dhënë Xhevdet Shalës fillimisht 20 mijë euro fajde me kamatë mujore prej 8%. Më pas Salih Sinani dhe Bahri Abazi i kanë dhënë para të tjera me fajde Xhevdet Shalës deri në shumë 500 mijë euro, për të cilat i dëmtuari ka paguar 250 mijë euro fajde, ndërsa borxhi prej 320 mijë euro ka mbetur i pakthyer.



Salih Sinani dhe Nexhmi Abazi i kanë dhënë para me fajde edhe Samir Bajramit – pronarit të kompanisë “Ornela” në vlerë prej 20 mijë euro, për të cilat i dëmtuari ka paguar fajde 4 mijë euro.
Në faqe 5 të aktakuzët përmendet edhe një rast kur Xhevdet Shala është obliguar me marrëveshje të pranoj borxhin prej 150 mijë euro të Salih Sinani, për të cilin vetëm në emër të fajdes ka paguar 85 mijë euro.
Në vitin 2021 Salih Sinani dhe Shukri Haxhiu i kishin dhënë Samir Bajramit nga 30 mijë euro me fajde secili, ku në emër të kamatës së fajdes i dëmtuari i ka paguar 18 mijë euro Salih Sinanit dhe 6 mijë 800 euro Shukri Haxhiut, përderisa borxhi kryesor me fajde ka arritur në 80 mijë euro.
Aktakuza për Ibrahim Gërbeshi
Aktakuza vazhdon me të pandehurin Ibrahim Gërbeshi, i cili akuzohet për mashtrim sipas neni 323 të Kordit Penal të Kosovës, pasi që sipas prokurorit Rasim Maloku, i njëjt nga data 15 gusht 2022 deri më 3 nëntor 2022 ka fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e mashtruar të dëmtuarin Samir Bajrami.
Sipas aktakuzës, Sami Bajrami për shkak të obligimeve që kishte ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar që të blej disa vetura me çmime të larta nga Ibrahim Gerbeshi, ku me ndërmjetësimin e Dardan Ramës janë takuar fillimisht në Bresje dhe ka blerë veturën “Golf 7” dhe një “Kombi Hyundai” për vlerën prej 26 mijë euro. Pagesën për këto automjete Samir Bajrami e ka kryer duke marrë para me fajde nga persona të tjerë, kurse veturat i ka shitur më çmime shumë më të lira te Y.S., i cili është djali i dajës së të pandehurit. Samir Bajrami është detyruar përsëri ta blej të njëjtën veturë nga Ibrahim Gërbeshi së bashku me dy automjete kombi dhe një motoçikletë për çmim prej 45 mijë euro, por që për shkak të pamundësisë që t’i paguaj veturat është detyruar që veturën “Golf 7” përsëri t’ia shes Ibrahim Gërbeshit me çmim prej 15 mijë euro, kursë dy veturat kombi dhe motoçikletën i ka shitur te R.Xh. nga Mitrovica për 7 mijë euro, duke pësuar dëm prej 23 mijë euro. Më pas Samir Bajrami është detyruar të blej edhe një veturë BMË 5 për çmimin prej 20 mijë 500 euro, të cilën e ka shitur për 15 mijë të personi me emrin Patriot, i cili është shok i Ibrahim Gërbeshit, duke pësuar dëm financiar prej 5 mijë e 500 euro.

Aktakuza për Dardan Rama
Personi i katërtë dhe i fundit që është pjesë e kësaj aktakuze të ngritur me marrëveshje për pranim të fajësisë është Dardan Rama, i cili sipas aktakuzës nga viti 2020 deri më 2020 ka ndihmuar të pandehurit e tjerë në kryerjen e veprës penale fajdeja.
Sipas aktakuzës në bazë të së cilës Dardan Rama e ka pranuar fajësinë, Samir Bajrami përmes Dardan Ramës ka marrë hua me fajde të i pandehuri A.G. në shumë prej 60 mijë euro për të cilat ka paguar fajde 90 mijë euro. Po ashtu nga i pandehuri K.G. ka marrë hua 200 mijë euro për të cilat ka paguar fajde rreth 40 mijë euro, përderisa nga i pandehuri T.G. ka marrë hua 40 mijë euro për të cilat ka paguar fajde 70 mijë euro.
Roli i sekserit të fajdeve nga Dardan Rama për të dëmtuarin Samir Bajrami nuk kishte përfunduar me kaq, pasi që ai kishte ndërmjetësuar edhe ne marrje e 22 mijë euro më fajde nga Rr.S. për të cilat i dëmtuari ka paguar 18 mijë euro. Po ashtu nga i pandehuri A.M. ka blerë veturën në shumë rreth 400 mijë euro.
Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se për këto shërbime Dardan Rama ka marrë shuma të parave nga 100 deri 500 euro për çdo ndërmjetësim, duke i shkaktuar dëm pasuror Samir Bajramit.
LEXONI EDHE:













