Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Halil Matoshi: Ndryshimi i orarit të mësimit nga Komuna e Prishtinës për shkak të Ramazanit është shkelje e Kushtetutës

19/02/2026 - 16:55
në Lajme
A A
Kurti tha se “nuk jemi prishur me Amerikën” – Matoshi: Ai e di çfarë mesazhi ka marrë nga CIA dhe Ambasada Amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar për vendimin e Komunës së Prishtinës për të modifikuar orarin e mësimit në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit.

Matoshi ka thënë se shkurtimi i orarit për qëllime fetare është kundërkushtetues.

Sipas tij, Kushtetuta s’mund të shkelet në emër të asnjë interesi, përfshirë atë fetar.

Reagimi i plotë i Matoshit:

Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare âsht jokushtetues!

1.

Kosova âsht demokraci kushtetuese dhe secili ligj apo akt nënligjor, vendim ose udhëzim administrativ i nënshtrohet Kushtetutës.

Në Kosovë, besimet fetare gzojnë liri të plotë, simas Kushtetutës, Neni 38, porse këto liri janë personale e private, tue gzu autonomi jashtë institucioneve shtetnore (Neni 39);

2.

Kushtetuta nuk mund të shkilet në emën të asnji interesi tjetër, pra as atij fetar.

Bazue në Nenin 8 të Kushtetutës (neutraliteti i shtetit) asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit.

Âsht thjesht shkelje kushtetuese!

3.

Simas rezultateve të testit PISA, rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë dhe nuk dijnë me e interpretu atë që e lexojnë!?

Kjo nuk e alarmoi drejtorinë e arsimit të Prishtinës. Porse shkurtimi i orarit mësimor për Ramazan!?

Përparim Rama duhet të përshihet: Nuk preket shkolla në shtetin laik për interesin fetar!

4.

Dy ndjenjat ma të zakonshme të përjetueme në shkollë janë stresi (79.8 për qind) dhe mërzia (69.5 për qind).

Agjerimi i arsimtarëve dhe sidomos i nxansave, i rritë ndjeshëm këto përqindje.

Fëmijë nuk i tërheq shkolla kazermë dhe rreshti, me mësues të stresuem e zemruem nga agjërimi dhe nxansa të pa pasion për çkadoqoftë!?

Për këtë, ekspertët tashmâ kanë bërë shumë studime.

Ekspertët kanë nji koncensus të gjânë që uria gjatë agjërimit shpesh rrit stresin afatshkurtë, i cili zakonisht quhet stres i të qenmit “i untë + i zemruem”. Ky fenomen nxitet nga nivelet e rrituna të kortizolit (hormoni i stresit) dhe, për shumë njerëz, çon në nervozizëm, tension dhe lodhje të shtueme.

5.

Sipas një hulumtimi të organizatës ETEA – siç raporton Koha.net (2923), 70 % e gjimnazistëve nuk munden me i numërue tre tituj të librave që i kanë lexu gjatë tanë jetës së tyne.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit i jep hapësirë fesë, aty ku duhet msue me dyshue!

6.

Zotni Përparim Rama duhet me i thânë jo përfshimjës së fesë në shkollat e kryeqytetit që janë nën juridiksionin shtetnor.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata Speciale/ Trump bisedon veçmas me Osmanin dhe Ramën

Gjykata Speciale/ Trump bisedon veçmas me Osmanin dhe Ramën
19/02/2026 - 18:58

Pas përfundimit të takimit të Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë biseduar veçmas me presidentin e SHBA-së, Donald Trump....

Më shumëDetails

Aksident trafiku mes dy veturave në Kçiq të Mitrovicës, lëndohen katër persona

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
19/02/2026 - 18:35

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30, mes dy veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatib Kçiq. Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti...

Më shumëDetails

Osmani ndan foto nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Osmani ndan foto nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen
19/02/2026 - 18:19

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, ka marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë, në Washington D.C....

Më shumëDetails

Rama – Trumpit: Jack Smith që iu përndoqi juve, e ndaloi Thaçin në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë

Edi Rama i kërkon Trumpit të reagojë për Hashim Thaçin që po mbahet qe 6 vite në Hagë: Për hir të Zotit të bëjmë diçka
19/02/2026 - 18:10

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në takimin që po mbahet në Bordin e Paqes, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të reagojë lidhur...

Më shumëDetails

Edi Rama i kërkon Trumpit të reagojë për Hashim Thaçin që po mbahet qe 6 vite në Hagë: Për hir të Zotit të bëjmë diçka

Edi Rama i kërkon Trumpit të reagojë për Hashim Thaçin që po mbahet qe 6 vite në Hagë: Për hir të Zotit të bëjmë diçka
19/02/2026 - 17:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në takimin e Bordit të Paqes ka ftuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të veprojë lidhur me zhvillimet...

Më shumëDetails

Shembull i mirë nga KosovaMed Healthcare: Dhuron pajisje jetike për QKMF-në e Mitrovicës

Shembull i mirë nga KosovaMed Healthcare: Dhuron pajisje jetike për QKMF-në e Mitrovicës
19/02/2026 - 17:18

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës ka shprehur mirënjohje të thellë për donacionin e dhuruar nga KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K . për QKMF "Dr.Nexhat Çuni" në Mitrovicë. Bëhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    781 Shpërndaje
    Shpërndaje 312 Tweet 195
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjykata merr vendim për Arianit Sllamnikun

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë