Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

20/02/2026 - 15:51
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të milionave euro me fajde dhe ndaj 2 personave që dyshohen për detyrim.

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Kjo aktakuzë është ngritur pas një pune të gjatë hetimoree, të cilës i kishin paraprirë aksionet kundër fajdes të kryera në mars dhe maj të vitit 2023 ku ishin bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës.

Në aktakuzën e siguruar nga Veriu.info, e cila është ngritur më 15 dhjetor 2025, Bashkim Osmani – pronar i kompanisë “Dona Laberion” e Shefik Rexhepi – pronar i kompanisë “Euro-Abi”, akuzohen se u kanë dhënë para me fajde të dëmtuarëve: Abdurrahim Hasani (Bashkimi Projekt), Xhevdet Shala (Golden), Naim Berisha (Berisha Group), Besim Gashi (NTP Blendi).

Në këtë aktakuzë si të pandehur për dhënie të fajdes janë edhe Bahri Abazi e Nexhmi Abazi, të cilët dyshohet se u kanë dhënë para me fajde biznesmenëve të dëmtuar: Xhevdet Shala (Golden), Samir Bajrami (Ornela), Besim Gashi (NTP Blendi).

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmani dyshohet se i kanë dhënë 700 mijë euro me fajde pronarit të kompanisë ndërtimore “Bashkimi Projekt”, Abdurrahim Hasani, prej të cilave kanë marrë 70 mijë euro në muaj në emër të kamatës së fajdes.

Abdurrahim Hasani - "Bashkimi Projekt"
Abdurrahim Hasani – “Bashkimi Projekt”

Më pas i kanë dhënë edhe 230 mijë euro material ndërtimor (armaturë), ku borxhi total kishte arritur 980 mijë euro dhe për pasojë Abdurrahim Hasani ka paguar 1 milion euro në emër të fajdes.

Bizmesmeni i arrestuar më 2023, Shefik Rexhepi, akuzohet edhe për dhënie të parave me fajde për të dëmtuarin Xhevdet Shala, pronar i objektit hotelier “Golden”, të cilit i ka dhënë armaturë në vlerë prej 500 mijë euro me 2 mijë euro kamatë të fajdes për kamion dhe 10 cent më shtrenjtë për kilogram të armaturës.

Shefik Rexhepi - pronari i "Euro Abi"
Shefik Rexhepi – pronari i “Euro Abi”

Pronari i kompanisë së lëngjeve “Dona Laberion”, Bashkim Osmani, që ishte arrestuar në aksionin kundër fajdes më 2023, akuzohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021 i kishte dhënë 200 mijë euro më fajde biznesmenit të dëmtuar Naim Berisha, pronar i kompanisë ndërtimore “Berisha Group”, i cili është dashur të paguajë 12 mijë euro në muaj në emër të kamatës së fajdes.

Bashkim Osmani - pronari i "Dona Laberion"
Bashkim Osmani – pronari i “Dona Laberion”

Sipas aktakuzës së prokurorit Rasim Maloku, i dëmtuari Naim Berisha është detyruar të marrë edhe 200 mijë euro material ndërtimore me kushte të njëjta, ku pas një periudhe borxhi i është rritur në 943 mijë euro. I gjendur përballë kësaj situate të vështirë, i dëmtuari Naim Berisha është dashur të marrë 700 mijë euro kredi për të paguar borxhin e fajdes. Por dhënia e 700 mijë eurove nuk ka mjaftuar, pasi që për të paguar borxhin e fajdes Naim Berisha e ka dhënë edhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.

Naim Berisha - pronari i "Berisha Group"
Naim Berisha – pronari i “Berisha Group”

Përveç këtyre shumave të paguara në emër të fajdes, sipas aktakuzës, Bashkim Osmani i ka kërkuar Naim Berishës edhe një shumë prej 280 mijë euro.

Sipas prokurorit Rasim Maloku, dhënia e fajdeve nga Bashkim Osmani nuk kishte përfunduar me kaq, pasi që pronari i “Dona Laberion” akuzohet se në vitin 2022 i ka dhënë 80 mijë euro më fajde Besim Gashit, pronarit të “NTP Blendi”. Më pas të njëjtit i ka dhënë edhe 63 500 euro me fajde që pas dy muajsh t’i kthej 80 mijë euro.

Në aktakuzën e prokurorit Rasim Maloku të ngritur më 15 dhjetor 2025, i pandehuri Bahri Abazi akuzohet se i ka dhënë para me fajde pronarit të “Golden”, Xhevdet Shalës, shuma e të cilave ka arritur deri në 500 mijë euro, prej të cilave i dëmtuari ka paguar rreth 250 mijë euro fajde.

Ndërsa, Nexhmi Abazi akuzohet se i ka dhënë 30 mijë euro me fajde Xhevdet Shalës, për të cilën kamata mujore ka qenë 10%. Për këto 30 mijë euro, i dëmtuari ka paguar 30 mijë euro të tjera vetëm fajde. Nexhmi Abazi akuzohet edhe se i ka dhënë Besim Gashit, pronari të “NTP Blendi” 20 mijë euro me fajde, ku kamata dy javore ka qenë 2500 euro.

Vazhdon….

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm, derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: Abdurrahim HasaniBahri AbaziBashkim OsmaniBashkimi ProjektBerisha GroupBesim GashiNaim BerishaNexhmi AbaziRasim MalokuShefik RexhepiXhevdet Shala

JU REKOMANDOJMË

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë
07/04/2026 - 11:39

Visar Azemi, Sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga Policia për të dëshmuar...

Më shumëDetails

“Sjam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin”, Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut, për qeveri të tranzicionit
07/04/2026 - 11:34

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura
07/04/2026 - 11:05

Ka nisur mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, Anton Quni ka kërkuar nga mediat që ta...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentes

Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentes
07/04/2026 - 10:48

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është pritur me lule sot nga stafi i Presidencës në marrjen e kësaj përgjegjësie të re. “Ju uroj shëndet e punë...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
07/04/2026 - 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se sot një litër naftë mund të shitet maksimumi për 1.88 euro, derisa benzina 1.46 euro. Derisa sipas MINTI-it...

Më shumëDetails

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë
07/04/2026 - 10:06

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, para pak minutash me disa dosje në dorë është parë duke hyrë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë. LDK kishte njoftuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë