Pas aludimeve të shumta se ndodhej ende brenda shtëpisë, Kristi Lamaj është parë jashtë ambienteve, konkretisht në banesën e tij, duke hedhur poshtë spekulimet që qarkulluan gjatë orëve të fundit në rrjete sociale
Gjithçka nisi pas mungesës së tij të papritur nga transmetimi dhe pasi u lexua që është përjashfuar nga gara, çka ndezi menjëherë dyshime dhe teori të ndryshme mes ndjekësve. Për disa, Kristi ishte ende brenda shtëpisë, por i izoluar. Pa asnjë reagim zyrtar se përse u përjashtua, situata mbeti e paqartë dhe tensioni vetëm sa u shtua.
Së fundmi, një fotografi që ka nisur të qarkullojë dhe që është zbuluar ekskluzivisht nga programi Goca dhe Gra, tregon Kristin jashtë shtëpisë, në ambientet e shtëpisë së tij.












