Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë takim me kyetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun lidhur me çështjen e presidentit.
Nga Qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se takimi mes tyre do të zhvillohet në ora 14:00.
“Kryeministri Kurti takon sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në orën 14:00 në hapësirat e Kuvendit”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kurti dje mbajti takim edhe me Bedri Hamzën e PDK’së, i cili kërkoi nga kreu i ekzekutivit që kandidati për president të jetë figurë unifikuese.













