Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

24/02/2026 - 20:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni policor kundër fajdes, i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, kishte rezultuar me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në mesin e personave të arrestuar ishte edhe Kreshnik Dervishi – pronar i autosallonit “Royal”.

Gati tri vjet pas këtij aksioni, Kreshnik Dervishit i është ngritur aktakuzë nga prokurori Rasim Maloku, nën dyshimin e kryerjes së tri (3) veprave penale të fajdes.

Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur më 16 dhjetor 2025, ku emri i pronarit të autosallonit “Royal” është në mesin e emrave të tjerë të akuzuar për dhënie të fajdes.

Për çka akuzohet Kreshnik Dervishi?

Sipas aktakuzës, Kreshnik Dervishi dyshohet se më 18 mars 2022, në autosallonin “Royal”, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Samir Bajrami, që e kishte për shkak të obligimeve ndaj personave të tjerë për fajde.

Aty thuhet se Samir Bajrami është detyruar të blejë një “Porsche”, një “Audi Q8” dhe një “Mercedes” për çmim prej 230 mijë euro, të cilat vetura i ka shitur në të njëjtin autosallon për çmim prej 133 mijë euro, që të paguajë borxhin dhe shumën e parave të fajdes për të pandehurin S.S., duke pësuar dëm pasuror rreth 100 mijë euro.

Vepra e dytë, e cilësuar si fajde, me të cilën e ngarkon prokurori Rasim Maloku, ka ndodhur në vazhdimësi gjatë viteve 2020–2022, ku dyshohet se Kreshnik Dervishi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala, që e kishte për shkak të fajdeve te personat e tjerë, duke i shitur disa vetura, të cilat ia ka blerë menjëherë me çmime dukshëm më të lira.

Aktakuza e ngritur më 16 dhjetor e ngarkon me një vepër penale të fajdes edhe më të rëndë, pasi që dyshohet se Kreshnik Dervishi e kishte detyruar të dëmtuarin të shes një hektar tokë në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodan) të Prishtinës për borxhin që kishte ndaj tij.

Sipas aktakuzës, Kreshnik Dervishi, në autosallonin e tij “Royal”, kishte kontraktuar shuma jo proporcionale me të dëmtuarin F.K., i cili kishte obligime me fajde ndaj personave të tjerë dhe, për të dalë nga situata, është detyruar të marrë disa vetura nga pronari i autosallonit “Royal”, Kreshnik Dervishi.

Në pamundësi që t’ia paguajë borxhin e lidhur me kontraktim jo proporcional Kreshnik Dervishit, ky i fundit dyshohet se e ka detyruar nënën e të dëmtuarit, S.K., që të lidhë kontratë te noteri I.A. për shitjen e 1 hektari tokë ndërtimore në lagjen “Arbëria”, pronë e cila pastaj është bartur në emër të M.V., me të cilin e dëmtuara nuk ka pasur kurrfarë marrëveshjeje për shitblerje të pronës.

Ndryshe, Veriu.info kishte raportuar se të njëjtit të dëmtuar, F.K., dyshohet se pronari i autosallonit “Alberti”, Skender Bajrami, t’i ketë marrë tri banesa në emër të fajdes që ka rrjedhur nga një borxh prej 65 mijë euro.

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

LEXONI EDHE:

Tags: auto sallon "Royal"FajdeKreshnik Dervishi

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë