Gjini në emisionin ‘Context’ në ATV ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Haradinajt është e rregullt, teksa potencoi se ish-kryetari i AAK’së ka ngjitur para dy ditësh majën e Gjeravicës.
“Kurrfarë problemesh shëndetësore nuk ka Ramushi, të dielën është ngjitur në Gjeravicë në -20, nuk ka probleme shëndetësore, janë spekulime. Përfekt është, kjo është krejt e vërteta”, deklaroi ai.












