Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

25/02/2026 - 15:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Ajvaz Muzaqi

Foto: Ajvaz Muzaqi

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni policor kundër fajdes, i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, kishte rezultuar me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në mesin e personave të arrestuar ishin edhe Mujë Ademi, Ardi Saraqi e Ajvaz Muzaqi, ky i fundit pronar i autosallonit “Buna M” në Vushtrri.

Pak pa u bërë tri vite nga arrestimi, Prokuroria Themelore në Ferizaj u ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të fajdes.

Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur më 15 dhjetor 2025, ku emri i pronarit të autosallonit “Buna M” dhe bashkëpunëtorëve të tij, Ardi Saraqi e Mujë Ademi, janë në mesin e shumë emrave të tjerë të akuzuar për dhënie të fajdes, shumica e të cilëve janë po ashtu pronarë të autosalloneve.

Për çka akuzohen Ajvaz Muzaqi e Ardi Saraqi?

Ajvaz Muzaqi e Ardi Saraqi dyshohet se kanë kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë në autosallonin “Buna M”, në dëm të të dëmtuarit Samir Bajrami, pronar i kompanisë “Ornela”.

Sipas aktakuzës, Samir Bajrami, për shkak të obligimeve që kishte ndaj personave të tjerë për fajde, ishte detyruar të blejë nga të pandehurit një veturë “Range Rover” për 50 mijë euro, të cilën ua ka shitur për 24 mijë euro; një veturë “Mercedes S Class” për 55 mijë euro dhe ua ka shitur të pandehurve për 28 mijë euro.

Po ashtu, nga të pandehurit dyshohet se ka blerë një “Mercedes ML” për 30 mijë euro dhe të njëjtën ua ka shitur për 16 mijë euro. Ky lloj “biznesi” mes tyre ka vazhduar edhe me blerjen e një “Mercedes E Class” për 36 mijë euro, të cilën ua ka shitur të njëjtëve për 17 mijë euro, duke pësuar në total një dëm pasuror prej 100 mijë euro.

Sipas prokurorit Rasim Maloku, me këto veprime Ajvaz Muzaqi e Ardi Saraqi dyshohet se kanë kryer veprën penale të fajdes.

Për çka akuzohen Ajvaz Muzaqi e Mujë Ademi?

Aktakuza e prokurorit Rasim Maloku e ngarkon Ajvaz Muzaqin edhe me një vepër tjetër, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit së bashku me të pandehurin Mujë Ademi.

Këta dy të pandehur akuzohen se, në fillim të vitit 2020, në Vushtrri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me kanosje kanë detyruar Besim Gashin dhe Samir Bajramin që të paguajnë shuma parash në dëm të pasurisë së tyre, për shkak të parave që të pandehurit ua kishin dhënë me fajde.

Sipas aktakuzës, Ajvaz Muzaqi e Mujë Ademi i kanë kanosur seriozisht të dëmtuarit se do t’u shkaktonin ndonjë të keqe ose do t’i vrisnin, pasi që të dëmtuarit, për shkak të vështirësive financiare, nuk arrinin t’i kthenin me kohë shumat e parave në emër të fajdes.

Si pasojë e detyrimit nga të pandehurit, të dëmtuarit janë detyruar të marrin para me fajde tek persona të tjerë, me qëllim që t’i kryenin pagesat ndaj Ajvaz Muzaqit e Mujë Ademit, duke pësuar dëm pasuror në shuma nga 20 deri në 100 mijë euro.

Për çka akuzohet Mujë Ademi?

Aktakuza e prokurorisë e ngarkon me një vepër tjetër penale edhe Mujë Ademin, pasi që dyshohet se i ka dhënë para me fajde të dëmtuarit Besim Gashi, pronar i kompanisë “Blendi”.

Mujë Ademi dyshohet se, në fillim të vitit 2020, në Vushtrri, i ka dhënë 20 mijë euro me fajde Besim Gashit, me kamatë prej 2 mijë euro në muaj.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari Besim Gashi, në pamundësi që t’i paguante me kohë borxhet, është detyruar të marrë vetura nga autosallonet me çmime më të larta, të cilat më pas është detyruar t’i shesë me çmime shumë më të ulëta, duke pësuar dëm pasuror në mijëra euro.

Ndryshe, me rastin e arrestimit të ndodhur me 2 mars 2023, Veriu.info kishte raportuar se Ajvaz Muzaqit i ishin sekuestruar: një Revole Sig Sauer me dy karikator me 15 fishek, një llaptop MacBook, dy telefonë, 14 dokumente të ndryshme dhe një veturë AUDI Q5.

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, të arrestuarve tjerë iu sekuestruan armë, para, vetura dhe një librezë e AKSh-së (Dokument)

LEXONI EDHE:

Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

Tags: Ajvaz MuzaqiArdi SaraqiBuna MFajdeMuje Ademi

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë