Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-këshilltari i Kurtit “zi e terr” për Murat Jasharin, e quan të padijshëm, frikacak e inatzi: “U bë profesor në emër të familjarëve që iu vranë”

26/02/2026 - 04:13
në Lajme
A A
Ish-këshilltari i Kurtit “zi e terr” për Murat Jasharin, e quan të padijshëm, frikacak e inatzi: “U bë profesor në emër të familjarëve që iu vranë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha ka shkruar “zi e terr” për Murat Jasharin i cili sot gjatë ditës tha se “ua ka bërë të qartë se nuk e do postin e Presidentit”.

Berisha me anë të një shkrimi e ka quajtur profesor të padijshëm Jasharin, duke thënë se këtë “nder” ia kemi borxh Arsim Bajramit.

Postin prej Profesorit, Murat Jashari sipas Durim Berishës e “rrëmbeu”, në emër të familjarëve që u vranë për liri.

Postimi i plotë:

Kur Murat Jashari pati zgjedhur të bëhet asistent e më pas profesor në Fakultetin Juridik në UP — ndonëse i mungojnë kualitetet për ta ushtruar këtë profesion — u pata thënë shokëve të gjeneratës se e paska zgjedhur vendin më të paduhur për të rrëmbyer diçka në emër të familjarëve që u vranë për lirinë e Kosovës. Sepse kur njerëzit e padijshëm bëhen profesorë universiteti, prodhojnë të padijshëm. Këtë “nder” ia kemi me borxh Arsim Bajramit.

Për tri vite sa ka qenë asistent i angazhuar, nuk na e ka mbajtur asnjë orë të ushtrimeve — për të cilat është kontraktuar. Nëse i ka falsifikuar procesverbalet e ushtrimeve, është tjetër muhabet.Në fakt, nuk i kanë mbajtur asnjëri nga asistentët ushtrimet nga E drejta Kushtetuese, sikurse që nuk i mbanin as në shumicën e lëndëve tjera në Fakultetin Juridik në UP.

Njerëzit harrojnë çfarë kanë ngrënë mbramë për syfyr, prandaj mendojnë se edhe ne të tjerët ua harrojmë të bërat e tyre. Frika nga përgjegjësia, apo ndoshta dëshpërimi pse Bekimi nuk po lëshon pe këtë herë dhe nuk po lejon që tjetërkush, përpos tij, të propozohet për pozitën e Presidentit, janë faktorët që e bënin sot të dukej më shumë i frustruar dhe i zhgënjyer sesa parimor.

Përpos Muratit, edhe vëllai i tij i vogël, për një kohë, ka pasur gisht në zhvillimet në UP. Mirë bëni të hulumtoni pak, të njoftoheni për veprat e njerëzve e të mos bini viktimë e shprehjeve pompoze, prapa të cilave qëndron gjithçka — përpos nderimit të të vrarëve.

Zaten, nuk e ka pasur keq Fatmir Muja kur shkruante se “lavdrimi me të vdekurit është turpi i të gjallëve”.

P.S. I kërkoj falje Kryeministrit Kurti, të cilit vet i pata propozuar që të bisedojë me Muratin në vitin 2020, me shpresën se “do ta kuptojë rëndësinë” që ka për jetën institucionale ushtrimi i pozitës së Presidentit nga një person me background të tillë familjar. Ky kurrë s’do ta kuptojë çka do të thotë përgjegjësia ndaj atdheut. Frikacak dhe inatçi.

JU REKOMANDOJMË

PDK e prerë për Vjosa Osmanin nëse emri i saj del në Kuvend si kandidate, Çitaku: S’marrim pjesë në votim, s’e kemi votuar as në vitin 2021

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
26/02/2026 - 04:17

Nënkryetarja e PDK-së, njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se partia e saj qëndron në sallë dhe voton vetëm për një kandidat konsensual për president...

Më shumëDetails

“Haradinaj kandidat ideal për president, ka përvojë, atdhedashuri, raporte të mira me ShBA-në”

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
25/02/2026 - 23:01

Kanë mbetur edhe pak ditë, deri më 4 mars, që të zgjidhet presidenti i ardhshëm i vendit. Deri më tani, kandidaturë zyrtare ka shpallur vetëm presidentja aktuale, Vjosa...

Më shumëDetails

Kujt po i çon mesazh? Hoti thotë se LDK-ja është e përhershme

Hoti: Obligim i secilit prej nesh të ndalojë rrëshqitjen e Kosovës drejt autokracisë partiake
25/02/2026 - 22:52

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ndarë një postim të çuditshëm në Facebook, duke shkruar se “E përhershme është Lidhja Demokratike e Kosovës”. Nuk dihet se përse Hoti...

Më shumëDetails

A ua kërkoi Edi Rama votat për Vjosa Osmanin? Flasin nga PDK

Rama e quan hap pozitiv propozimin e Presidentes Osmani për Asociacionin
25/02/2026 - 22:41

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është e ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën. Ajo është pyetur nëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka kërkuar PDK-së që...

Më shumëDetails

Përfshihet nga zjarri një furrë buke në këte qytet të Kosovës

Përfshihet nga zjarri një furrë buke në këte qytet të Kosovës
25/02/2026 - 22:31

Një furrë buke në qytetin e Rahovecit para pak minutave është përfshirë nga zjarri. Në pamjet e siguruara nga mediumi Rahoveci 24 shihet se në vendin e ngjares...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Në vitin 2021 kërkuam nga familja Jashari kandidat për president, por morëm përgjigje “jo”

Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për ndarjen e normalizimit nga integrimi evropian, çlirim për Serbinë
25/02/2026 - 22:18

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zbuluar se në vitin 2021, pas udhëtimit të ish-presidentit Hashim Thaçi drejt Hagës, ka pasur komunikime me Murat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    772 Shpërndaje
    Shpërndaje 309 Tweet 193

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë