Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veriu.info fiton ndaj Viva Freshit edhe në Apel – Gjykata refuzon në tërësi ankesën e Viva Fresh, vërtetohet se gazeta nuk shpifi e as fyu (DOKUMENT)

26/02/2026 - 13:33
në Lajme
A A
Veriu.info fiton ndaj Viva Freshit edhe në Apel – Gjykata refuzon në tërësi ankesën e Viva Fresh, vërtetohet se gazeta nuk shpifi e as fyu (DOKUMENT)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kompania Viva Fresh SHPK ka humbur rastin gjyqësor ndaj Gazetës Online Veriu.info edhe në Gjykatën e Apelit, pasi fillimisht kishte humbur këtë rast në shkallën e parë.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim sipas të cilit refuzohet në tërësi si e pabazuar padia e Viva Fresh Store ndaj Veriu.info me pretendimet për shpifje në një artikull të publikuar kohë më parë, si dhe përmes këtij aktgjykimi vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, pra shkallës së parë që kishte refuzuar këtë padi.

“Gjykata e shkallës së parë me aktgjykimin e atakuar të datës 24.11.2023 ka vendosur në këtë mënyrë: Refuzohet në tërësi kërkesëpadia e paditësit Viva Fresh SHPK, me të cilën ka kërkuar që të vërtetohet se e paditura Veriu.info SHPK, duke shpifur ka publikuar të dhënë të pavërteta për paditësen me të cilat e ka dëmtuar rëndë imazhin dhe reputacionin e paditësit dhe të detyrohet e paditura të ndalë shpifjen drejtuar ndaj paditëses dhe të premtoj se e njëjta nuk do të përsëritet dhe të detyrohet e paditura që paditëses në emër të kompensimit të dëmit moral të shkaktuar nga shpifja t’i paguajë paditëses shumën pre 2 mijë e 500 euro, me kamatë vjetore prej 8%, si e pabazuar.” – thuhet në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Ky rast ka të bëjë artikullin “Dëshmi të reja për shkeljet që iu bëhen punëtorëve nga kompania Viva Fresh (FOTO)” të datës 04.04.2020, artikull ndaj të cilit Viva Fresh kishte humbur rastin edhe në Këshillin e Mediave të Shkruara, i cili e kishte refuzuar ankesën e paditëses Viva Fresh.

Pastaj kjo kompani humbi rastin në Gjykatë Themelore dhe së fundi në atë të Apelit.

Më aktgjykim të Gjykatës së Apelit vërtetohet përfundimisht se Veriu.info nuk ka bërë shpifje e as fyerje ndaj Viva Fresh SHPK.

Veriu.info u përfaqësua denjësisht në të drejtën e saj në tërë këtë proces nga avokatët e njohur, Kastriot Feka dhe Besim Parduzi, të cilët shquhen për profezionalizëm të lartë.

Më poshtë aktgjykimi i plotë:


JU REKOMANDOJMË

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë
15/09/2026 - 23:18

Dhimbjen për vdekjen e vëllait, Azem Krasniqi, Jakup Krasniqi do të dëshironte ta ndante me familjarët e tij. Ish-zëdhënësi i UÇK-së, që ndodhej nën masën e paraburgimit nga...

Më shumëDetails

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit
15/09/2026 - 22:52

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhet në Hagë para vendimit, kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Familja e Thaçit...

Më shumëDetails

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë
15/09/2026 - 22:39

Një video e rrallë e vitit 1999, e cila rikthen pamje nga ditët e luftës së Kosovës, shfaq bashkë disa prej figurave të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të...

Më shumëDetails

Masat e sigurisë në Hagë, policia pritet të konfiskoj flamujt dhe shtizat e qytetarëve të mbledhur atje

Masat e sigurisë në Hagë, policia pritet të konfiskoj flamujt dhe shtizat e qytetarëve të mbledhur atje
15/09/2026 - 22:33

Qytetarët e shumtë që janë mbledhur në Hagë në prag të verdiktit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë njoftuar për masat e policisë në terren. Sipas raportimit të...

Më shumëDetails

Limaj: Nesër shpallësi i Pavarësisë në bankën e të akuzuarve, sepse dikur mori guximin t’i hyjë luftës

Reagon Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati
15/09/2026 - 22:21

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të martën, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai tha...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
15/09/2026 - 22:13

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në çështjen gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë