Imami i Bashkësisë Islame Labinot Maliqi në emisionin “Adresa” ka folur edhe rreth besimeve tjera.
Ai ka thënë se shqiptarinë e kanë të gjithë shqiptarët pa dallim feje.
“Ne e përmendim shpesh se të qenit shqiptar, e falenderojmë Zotin që jemi shqiptar pasiqë nuk e kemi zgjedhur, është zgjedhje e Allahut të jemi autokton, të qenit shqiptar nuk na bënë më pak musliman, ne jemi të kënaqur me këto identitete që i kemi dhe i ruajmë me fanatizëm dhe është shumë e rëndësishme ta ruajmë diversitetin në fe”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.













