Analisti politik, Ilir Deda shesh zgjedhje të reja në prill, pas takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ku u diskutua çështja e zgjedhjes së Presidentit.
“Dhe ja epilogu – zgjedhjet e reja ne prill”, shkroi Deda në një postim në Facebook.
“Duket se i gjithë tentimi i “konsultimeve partiake” paska qenë alibi për pushtetin me na dërgu në zgjedhje”, tha ai.
“Bota në flakë e na me 5 parë zgjedhje brenda 12 muajve”, shkroi Deda.
Kurti dhe Hamza dolën nga takimi i sotëm në Kuvend pa marrëveshje për një emër për Presidentin e ri, që duhet të zgjidhet më së largu të mërkurën.













