Bashkëshortja e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugovës, Blerta Rugova, ka dalë në mbështetje publike për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës për një term të dytë.
Ajo në një postim në “Instagram” ka dalë me një fotomontazhë në “prani” të Osmanit duke mbajtur një karton të gjelbërt, si gjest miratues, dhe me mbishkrim “vazhdojmë, mandati i dytë i Osmanit”












