Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Presidentja e heshtur’, Osmani ende pa asnjë fjalë rreth shamive në shkolla

13/08/2022 - 10:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kjo do të jetë komuna e radhës që do të vizitoj presidentja Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati për shamitë në shkolla është ndezur edhe më shumë pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti. Mijëra vetë kanë nënshkruar peticionin, gjersa pothuajse gjithë analistët e skenës publike kanë dhënë mendimin e tyre për këtë temë.

Por, është shefja e shtetit, ajo që ende nuk ka thënë asnjë fjalë për kryetemën e ditëve të fundit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur disa të rinj në zyrën presidenciale dje në ditën ndërkombëtare të tyre.

Pas takimit, ajo ka postuar disa foto, duke përmendur mungesën e lirisë së lëvizjes, e lavdëruar të rinjtë për sukseset e tyre.

Por, politikanja më e votuar në historinë politike të Kosovës, s’ka ende qëndrim publik për shamitë në shkolla, i cili debat filloi pas një kërkesë për shfuqzimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformat fetare në objektet shkollore.

E heshtura presidente

Shefe e shtetit, politikane e rëndësishme e Kosovës, gruaja në krye të shtetit, feministe, nënë e dy vajzave e juriste e njohur. Të gjitha rrethanat, disi në një formë e “obligojnë” presidenten Osmani të deklarohet rreth çështjes së lejimit të vajzave me mbulesë të vijojnë shkollën.

Përkundër se zëri i saj është kaq i rëndësishëm në temën rreth mbulesës së vajzave minorene, shkëlqësia e saj ende nuk ka folur.

Në fakt, në ditët e fundit, Osmani ka pasur pak aktivitete. E edhe më pak pastime në Facebook, Twitter e Instagram.

Postimi i fundit është i disa orëve më herët, ku në Presidencë ajo priti disa të rinj në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ajo shkroi se të rinjtë kosovarë vazhdimisht tregojnë talentin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.”, shkroi Osmani.

Por, një tjetër politikan i rëndësishëm, e ripërsëriti qëndrimin e tij rreth shamive.

Kryeministri flet si opozitar

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ka përseritur qëndrimin e tij për shamitë, me të njëjtën gjuhë sikur kur ishte opozitar.

Pra, Kurti me diskurs opozitari tha se vajzave mbi moshën 16 vjeçare nuk DUHET t’u ndalohet bartja e shamisë në shkolla.

“MASHTI është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të Udhëzimit Administrativ. Ne do ta kemi edhe e projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare, por qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu”, deklaroi Kurti këtë të premte në mëngjes.

E deklarimi i Kurtit në favor të lejimit të shamive në shkolla, shërbeu si kerozin për ndezjen e debatit në rrjetet sociale.

I madh e i vogël ka komentuar këtë deklaratë të shefit të Qeverisë.

Por, një mesazh direkt për Kurtin, paksa me tone kërcënuese, e pati Shefqet Krasniqi, hoxhë i njohur nga Prishtina.

“Selami”, siç e quajti vetë ai porosinë për Kurtin, ishte i qartë.

“Kjo është diskriminim në vete, shkelje e të drejtave të gruas. Ne ia çojmë një selam kryeministrit, unë nuk përzihem në politikë, por kjo është çështje fetare. S’guxojmë të heshtim dhe na dënon zoti. Selami është ‘ia ndreqe punën mirë, ose le krejt’. Na nuk ndalemi”, ka thënë Shefqet Krasniqi për RTI.

Nuk dihet nëse Kurti do ta dëgjojë këtë “selam” të imam Krasniqit, por debati rreth shamive po vazhdon ende.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë