
Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, thotë se ka marrë ofendime e kërcënime pasi doli hapur kundër deklaratës së Kurtit që vajzat e moshës mbi 16 vjeç të bartin shaminë në shkolla. Ai dje tha se Kurti gaboi kur deklaroi se pragu për mbulesë duhet të jetë 16 vjeç dhe të
Ai në një postim në Facebook thotë se kombi shqiptar duhet t’i nxjerrë me ‘jashtëqitje’ ata që vërshojnë Facebook-un me shpata në dorë e me gurë në çanta.
“Dhe te gjitha keto komitat mesjetare qe vershojne fejsbukun me shpata ne dore e me gure ne çanta per denime sheriatike, jane ndytesirat me te poshtra qe ka populli yne. Kur shoh gjithe dhunen dhe egersine qe del nga kafkat e tyre te mbushura me hurme, e kuptoj edhe me mire origjinen e barbarise qe ndodhe ne vendet qe keta i kane si model. Keto bisha bejne qe islami te duket fe e dhunes dhe e terrorit. Prandaj, kombit shqiptar i duhet nje « jashtqitje » gjigante per t’i nxjerre nga trupi keta barbarë qe vajzat e reja i shohin si objekt seksi dhe si prone private derisa vet rreshtohen e jargiten si derra terrasave me makiato duke i shiku ato qe s’kane shami”, ka shkruar ai.
Kraki u ka kërkuar atyre personave që të mos i dërgojnë mesazhe kërcënuese.
“Ikni atje dhe mos komentoni ketu as mesazhe private mos dergoni me ofendime e kercenime (sidomos ju te Maqedonise). Kapni lexoni dicka e zbutne ata kry se s’ka vend n’parajse per bisha”, ka shkruar ai.











