Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pak orë e shumë paqartësi për presidentin- Flitet për ‘‘teren të pashkelur’’, VV’ja me të vetin, e nxitë opozitën të dalë me kandidat

05/03/2026 - 12:45
në Kryesore, Lajme
A A
Pak orë e shumë paqartësi për presidentin- Flitet për ‘‘teren të pashkelur’’, VV’ja me të vetin, e nxitë opozitën të dalë me kandidat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kandidat i vetëm, pak orë deri në përfundim të afatit, e shumë paqartësi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kjo është situata momentale politike në vend. Kësisoj, gjasat janë të mëdha që Kosova të shoh edhe një krizë tjetër politike, pak javë pasi la mbrapa vetes atë një vjeçare të 2025. Posti i presidentit që duhet të sigurohet me shumicën prej 80 deputetëve, është bërë shkaku i përplasjeve të reja mes pushtetit e opozitës, e madje edhe mes atyre që ishin aleatë dikur, Albin Kurtit e Vjosa Osmani, anipse këta dy të fundit jo në mënyrë direkte, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, për një kohë, u potencua se në rast të mos zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Porse, këtë qëndrim s’e kanë disa juristë. Një prej tyre, është Vullnet Bugaqku. Ky i fundit në një postim të tijin, dje, ofroi 6 kriteret që çojnë vendin në zgjedhje, duke mospërfshirë moszgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit të paraparë

‘’Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës’’, ka thënë ai mes tjerash dje.

Por, ndryshe mendon juristi Faton Fetahu. Fetahu mbrëmë në Pressing, ka deklaruar se në rast të moszgjedhjes së presidentit deri sonte në orën 24:00, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

“Paragrafi 2 i nenit 86 është i qartë që zgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në mënyrë automatike në zgjedhje, ky është interpretimi i ngushtë i nenit 86 paragrafi 2”.

Në këtë vijë mendimi është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda. Deputeti mbrëmë në Pressing, deklaroi se të premten duhet që Osmani t’i thërrasë partitë për konsultime dhe t’i shpallë zgjedhjet e reja.

‘’Plani që po diskutohet prej LVV për të mos thirre seancë as nesër, unë mendoj që shënon akt të përmbysjes së rendit kushtetues të Kosovës. Po synohet të përmbyset rendi Kushtetues, duke shkelur afatin për zgjedhjen e presidentit. Ajo çka duhet me ndodh të premten, është që presidentja e Kosovës me i thirr partitë politike në konsultim dhe me i shpallë zgjedhjet e reja parlamentare. Sepse ky është konsumim i zgjedhjes së presidentit. Kushtetuta ka vendos afat, ka thënë duhet 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual’’, ka thënë ai mes tjerash.

Porse, ndryshe nga Fetahu e Gruda, është deklaruar dje kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Haxhiu para mediave, duke ‘’trajtuar’’ mënyrat se si shkon vendi në zgjedhje, s’ka përmendur edhe mos zgjedhjen e presidentit në këtë afat. Ajo ka thënë vetëm se, nëse presidenti nuk zgjidhet edhe sot, atëherë, ‘’hyjmë në teren tjetër’’.

‘‘Unë po i trajtoj dy çështje që ndërlidhen me mënyrat se si vendi shkon në zgjedhje, në situatat aktuale. Në situatat aktuale, vetëm në qoftë se në raundin e tretë asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat 61, pastaj vendi shkon në zgjedhje. Dhe tjetra që parashihet në Kushtetutë, është në qoftes se brenda afatit 60 ditor nuk arrin të zgjidhet presidenti, prej nisjes së procedurave që i bie nëse ne do të nisnim sot, afati vlen prej sot, por meqenëse ende s’kemi nisur, ky afat nuk fillon të vlejë. Në këtë drejtim me situatën kur nuk ka një kandidat të dytë, nëse nuk do të ketë as nesër, ne nuk mund të paragjykojmë, presim deputetët të adresojnë përgjegjësinë që kanë. Por nëse ne do të jemi me gjashtë mars e tutje, nuk përcaktohet saktësisht se çka ndodh nëse presidenti zgjidhet pas këtij afati. Sepse Kushtetuta thotë që presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit. Prandaj hyjmë në teren tjetër, shpesh quhet teren i pashkelur.’’, ka thënë ajo.

60 ditë

Për dallim nga ‘’paqartësitë’’ që bartë situata aktuale me afatin e sotëm, në anën tjetër, ka pajtueshmëri për një afat tjetër që e çon vendin në zgjedhje, në rast të mos zgjedhjes së presidentit. Ai është afati prej 60 ditësh.

Ky afat fillon ose hyn në zbatim vetëm në rast të fillimit të procesit për zgjedhjen e presidentit. Gjë që do të thotë se, dy kandidatët duhet të dalin para kutiave të votimit të paktën për një rund të zgjedhjes.

Sqarime rreth kësaj situate, ditë më parë për Express, kishte dhënë Bugaqku.

‘’Megjithatë, neni 82 , një dispozitë tjetër të Kushtetutës, e cila sqaron shumë mirë pasojën Kushtetuese dhe Juridike që mund ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës, pra e specifikon, nga dita e fillimit të procedurës të zgjedhjes së presidentit, nëse brenda 60 ditësh nuk zgjidhet presidenti, atëherë me automatizëm shpërndahet parlamenti dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Prandaj është shumë e rëndësishme që me llogaritë ose që me konstatu faktin se kur nis ose kur fillon procedura e zgjedhjes së presidentit dhe kjo procedurë konsiderohet se fillon në momentin kur mbahet seanca e zgjedhjes së presidentit të shtetit. Pra varësisht nga afati dhe data se kur caktohet data e seancës për zgjedhjen e presidentit të shtetit, Kushtetutshmërish, këta deputetë, i kanë kohë deri në 60 ditë me e përmbyllë këtë proces. Në rast se nuk e përmbyllin atëherë shpërndahet Kuvendi dhe shkojmë në zgjedhje të reja’’, ka deklaruar ai.

Bugaqku, ka deklaruar se, mund të krijohet situata ku fillon procesi i zgjedhjes së presidentit, porse, mund të ketë pauza, gjë e cila, siç ka thënë ai, është legjitimuar nga aktgjykime Kushtetuese në të kaluarën.

‘’Kushtetuta, neni 82, e lejon mundësinë që brenda 60 ditësh, nga dita e fillimit të procedurës, ta zëmë, procedura mund të fillojë me 2 mars, 3 mars, nga ai moment, afati sipas neni 82, kanë kohë 60 ditë me e zgjedh një president. Sepse është dispozitë kategorike, imperative dhe detyruese në kuptimin e pasojave kushtetuese që i shkakton. Mund të jemi në situatë që, mund të fillojë, të caktohet seanca për shembull me datë 1 mars, dhe mund të ketë ndërprerje pastaj. Sepse ka aktgjykime të gjykatës Kushtetuese që e kanë legjitimu faktin që kryetari i Kuvendit mund të kërkojë pauza gjatë procedurës së zgjedhjes së presidentit, dhe kjo nuk është se për Gjykatën Kushtetuese ka përbërë ndonjë shkelje të kushtetutës. E din rastin e Thaçit kur është zgjedhur ose edhe rastin e Pacollit, ka aktgjykime të posaçme ku kushtetuesja ka sqaruar se mund të ketë pasoja vetëm me kushtin se ka një arsye që e kërkon kryetari i Kuvendit të Kosovës. Prandaj nëse nis procedura, atëherë merret për bazë më tepër neni 82 i Kushtetutës sepse ai nen është eksplicit, e përcakton pasojën kushtetuese dhe njëfarë forme i detyron deputetët që jo më vonë se brenda 60 dite me zgjedh presidentin. Në të kundërt kuvendi shpërbehet dhe shkojmë në zgjedhje të reja. Unë mendoj se nëse nis procesi i presidentit, dhe për çfarëdo arsye të jetë i ndërprerë por jo i përfunduar, deputetë e kanë parasysh faktin se neni 82 ju kërkon që kjo procedurë të përmbyllet brenda 60 ditëve. Dhe ai afat është obligativ në kuptimin që kuvendi si institucion në mënyrë automatike shpërndahet nëse brenda kësaj periudhe nuk arrin me zgjedh president’’, ka thënë Bugaqku ditë më parë.

Një opsion të tillë, partive opozitare ua ka sugjeruar edhe Albert Krasniqi nga D+. Ky i fundit, ka sugjeruar që partitë opozitare të ofrojnë një kandidat dhe të qëndrojnë në sallë vetëm gjatë raundit të parë, duke bërë kështu që të fillojë afati prej 60 ditësh. Ai shton që, në rast të moszgjedhjes së presidentit brenda këtij afati, atëherë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

‘‘Opozita e ka vetëm edhe sot një mundësi të fundit për ta parandaluar bllokadën e radhës që po përgatitet nga Kurti, përmes krijimit të kushteve për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo mund të arrihet duke nominuar një kandidat të dytë për President, krahas Konjufcës tashmë të propozuar, dhe duke qëndruar në sallë vetëm gjatë raundit të parë të votimit, për t’u larguar në raundet pasuese. Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për këtë proces mund të bëhet me 40 nënshkrime. Në këtë mënyrë aktivizohet rrjedhja e afatit kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit. Nëse brenda këtij afati Presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në të kundërtën, duke filluar nga nesër vendi rrezikon të hyjë në një cikël të ri bllokade institucionale, përmes manovrave procedurale dhe lojës me Gjykatën Kushtetuese, ku koha e zgjedhjeve do të diktohet nga momenti politik më i përshtatshëm për LVV-në’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, deri më tani vetëm Glauk Konjufca nga VV’ja është i propozuar me 30 nënshkrime për tu zgjedhur president. Çdo kandidat që synon këtë post, duhet të ketë të paktën këtë numër nënshkrimesh. Sa i përket seancës për zgjedhjen e presidentit, Haxhiu dje tha se ajo s’mund të thërrasë seancë pa pasur dy kandidat ashtu siç kërkohet me kushtetutë.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë