Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj

08/03/2026 - 11:46
në Lajme
A A
A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende.

Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.

Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s.

Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu.

Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’”, tha Rama.

JU REKOMANDOJMË

Bëhet e ditur se ku po qëndron fëmija i Arlinda Zekajt pas vrasjes së saj

Bëhet e ditur se ku po qëndron fëmija i Arlinda Zekajt pas vrasjes së saj
27/10/2026 - 13:12

Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Këtë e...

Më shumëDetails

Supremja e refuzon ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim nga pozita e kryeprokurorit – kështu e arsyetojnë

Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet si i kundërligjshëm vendimi për shpalljen e konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit
27/10/2026 - 13:09

Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën Blerim, ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, lidhur me largimin e tij nga pozita e kryeprokurorit. Nga gjykata thuhet edhe se,...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kurti paralajmëron masa: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin lidhur me rastin

Kurti udhëton sot për në Amerikë
27/10/2026 - 12:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raportin për...

Më shumëDetails

Konstatohen shkeljet e Venera Çerkinit – rrëzohet vendimi ku ajo degradon zyrtarin që s’iu bind për ta kurdisur kontratën

Konstatohen shkeljet e Venera Çerkinit – rrëzohet vendimi ku ajo degradon zyrtarin që s’iu bind për ta kurdisur kontratën
27/10/2026 - 12:22

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ka rrëzuar vendimin e Sekretares së Ministrisë së Bujqësisë, Venera Çerkini, për degradimin e Udhëheqësit të Departamentit Ligjor në MPBZHR, Shefki...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj ish ministrit Peci për shpërndarjen e granteve sa drejtonte ministinë e Bujqësisë

Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj ish ministrit Peci për shpërndarjen e granteve sa drejtonte ministinë e Bujqësisë
27/10/2026 - 12:07

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj ish ministrit të Bujqësisë Faton Peci duke nxjerrë aktvendim për këtë çështje, ka njoftuar vet Peci përmes një shkrimi në...

Më shumëDetails

LDK, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit

LDK, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit
27/10/2026 - 11:38

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit korrik-shtator 2026...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • “Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë